• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pandemia nuk i dëmton aq shumë televizionet nga kriza e shkaktuar

by Java News
03/08/2021 23:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të ardhurat dhe fitimet e televizioneve kryesore njohën rritje gjatë vitit 2020, kur vendi përjetoi krizën më të madhe në dy dekada, udhëhequr nga TV Klan. Dy televizionet e reja, A2 dhe Euronews vijojnë me humbje.

Nga Gjergj Erebara

Tetë televizionet kryesore në Shqipëri siguruan së bashku të ardhura prej 4.3 miliardë lekësh, duke shënuar një rritje me 8% gjatë vitit 2020, pavarësisht se ekonomia e vendit u paralizua për disa muaj me radhë si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri.

Të dhënat financiare të televizioneve, të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se katër nga tetë televizionet kryesore njohën rritje të të ardhurave, dy njohën rënie ndërsa dy të tjera ishin pothuajse në të njëjtin nivel me vitin 2019.

BIRN shqyrtoi të dhënat financiare të kompanive Top Channel, TV Klan, Media Vizion, Multiscreen, Focus Media, Scan, G2Media dhe Euronews, ndërsa dy televizione të tjera të mëdha, ABC News dhe Ora, nuk u përfshinë në llogaritje për shkak se nuk kanë publikuar ende bilancet e vitit 2020.

Tregu i televizioneve duket se ka njohur zgjerim të konsiderueshëm gjatë vitit të pandemisë. Dhjetë televizione të analizuara nga BIRN më 2019, ku përfshihen edhe Ora News e ABC, bilancet e të cilave mungojnë këtë vit, patën të ardhura totale prej 4.3 miliardë lekësh, ndërsa tetë televizionet me bilance të publikuara patën së bashku 4 miliardë lekë të ardhura.

Indeksi i përqendrimit të tregut, i matur si përqindja e tregut të kontrolluar nga katër televizionet kryesore, duket se u përkeqësua më tej gjatë vitit të kaluar. TV Klan, Top Channel, Focus Media dhe Media Vizion kontrolluan së bashku 81% të tregut, duke lënë 19% për katër televizionet e tjera. Vitin e kaluar, indeksi i përqendrimit ishte 79%, ndërsa më 2018 ishte 88%.

Indeksi i përqendrimit të tregut është një tregues ndërkombëtar që synon të masë larmishmërinë e burimeve të informimit të qytetarëve të një vendi. Përqendrimi konsiderohet i lartë ose tepër i lartë nëse katër pronarët kryesorë të medias kontrollojnë më shumë se gjysmën e tregut.

Dy televizionet kryesore në vend, Top Channel dhe TV Klan, patën së bashku 63.5% të tregut gjatë vitit 2020.

Tre nga tetë televizionet e analizuara rezultuan me humbje, përfshirë edhe dy aktorët e rinj në treg, A2CNN dhe Euronews. Fitimet totale të tregut ishin 369 milionë lekë, me rritje 4.3% në krahasim me vitin e kaluar.

Televizioni Klan zuri vendin e parë me 1.4 miliardë lekë të ardhura, një rritje prej 22% në krahasim me vitin 2019. Klan kontrollon 33% të tregut. Klan u rendit i pari edhe për nga niveli i fitimeve, me 202 milionë lekë.

Top Channel pati një rënie të lehtë të të ardhurave me 2.8% dhe u rendit i dyti, ndërsa kompania arriti të ruajë fitimet vjetore në 156 milionë lekë.

Multiscreen, kompania që menaxhon kanalin e lajmeve Report TV rezultoi kompania me normën më të lartë të fitimit në treg. Nga të ardhurat prej 191 milionë lekësh, Report TV realizoi fitime neto në masën 41.5 milionë lekë ose 22%.

G2 Media, kompania që menaxhon A2CNN, një nga dy hyrjet e reja në tregun e televizioneve, pësoi njëkohësisht rënie të të ardhurave dhe shumëfishim të humbjeve. Ky televizion u konsiderua si surpriza e vitit 2019 pasi arriti të kontrollojë 9% të tregut dhe u rendit e katërta për nga madhësia. Por ajo gjithashtu mbylli vitin me një bilanc pozitiv. Por në vitin 2020, kompania pësoi një rënie me 22% në të ardhura ndërsa humbjet fluturuan në 38.7 milionë lekë.

Euronews, e cila pati vitin e parë të plotë të operimit më 2020, realizoi të ardhura në masën 214 milionë lekë, nga 46 milionë që ishin të ardhurat në vitin 2019, ndërsa humbjet u reduktuan në 15.6 milionë lekë.

Televizioni publik, i cili financohet nga taksapaguesit, nuk ka publikuar raport vjetor për vitin 2020.

Next Post
Gjermania tërheq prej Kosovës eshtrat e fshehura të dy ushtarëve të vrarë në Luftën e Dytë Botërore

Gjermania tërheq prej Kosovës eshtrat e fshehura të dy ushtarëve të vrarë në Luftën e Dytë Botërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

April 3, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Gati projektligji për kontabilitetin, nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale

April 3, 2026
Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

April 3, 2026
Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

April 3, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Ka debat plot në PS! Ca me zë të ulët dhe ca me zë të lartë…

April 3, 2026
Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

April 3, 2026
Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

April 3, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In