• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pandemia në SHBA, Trump: Do japim dollarë për amerikanët që të përballojnë krizën

by A R
17/03/2020 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump zbuloi nga Shtëpia e Bardhë vendimet e reja lidhur me frenimin e pandemisë së shkaktuar nga përhapja e shpejtë e koronavirusit të ri.

I rrethuar nga Task Forca kundër Covid-19, ai njoftoi se do të angazhojë inxhinierët e ushtrisë për të ndihmuar Nju Jorkun në rritjen e kapacitetit të shtretërve për pacientët e infektuar. Sigurisht, fokusi kryesor i Trump mbetet ekonomia.

“Administrata po punon për të garantuar lehtësi për industritë e prekura dhe biznesin e vogël për të siguruar që vendi të dalë nga kriza me një ekonomi të lulëzuar dhe në rritje”, tha presidenti amerikan.

Presidenti Trump shtoi më tej se Amerika shumë shpejt do ta mposhtë këtë virus dhe sipas tij kjo do të ndodhë shumë më shpejt se sa mendojnë njerëzit.

Megjithatë në një dalje publike më herët, kreu i Shtëpisë së Bardhë pranoi se situata nuk është nën kontroll, dhe tha se pandemia në Shtetet e Bashkuara mund të zgjasë deri në muajin korrik ose gusht. Ndërkohë, administrata e tij po shqyrton dërgimin e çeqeve për amerikanët, në mënyrë që ata të kenë para për të shpenzuar gjatë krizës së koronavirusit. Ky vendim mund të hyjë në fuqi brenda dy javëve.

Sekretari i Thesarit Steve Mnuchin, bëri të ditur shtyrjen e afatit për pagimin e taksave dhe detyrimeve të tjera. Ai tha gjithashtu se individët dhe bizneset mund të shtyjnë pagesat e kredive për 90 ditë, pa interes dhe pa dënime.

/a.r

Next Post
Partia Socialiste në Itali përgatit delegatët e saj në Kongresin e 29 Shkurtit

Koronavirusi/ Balla: Masat po japin rezultate, kjo punë nuk është 7×7=42

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
Kundër verbërisë!

Kundër verbërisë!

March 14, 2026
Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

March 14, 2026
Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

Ministri Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave

March 14, 2026
Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

Elbasani, “kryeqytet” i Ditës së Verës, mijëra njerëz nga i gjithë vendi i bashkohen festimeve

March 14, 2026
Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

Kallas për Ligjin për të Huajt në Kosovë: Momentum i ri për Dialogun Beograd-Prishtinë

March 14, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me Iranin

March 14, 2026
“Marule” për të blerë dokumente greke? Ardit Bido zbulon faktet kundër Belerit

Një debat përtej një rasti: momenti për të rishikuar politikën penale

March 14, 2026
Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

Bulqizë/ Dhunoi babain dhe të vëllain pas një konflikti, pranga 35-vjeçarit

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In