• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pandemia/ Manastirliu: Deri në fund të vitit presim të vijnë rreth 400 mijë doza nëpërmjet Covax

by
05/10/2021 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në seancën dëgjimore në Komisionin për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë tha se në bazë të marrëveshjes së re me kompaninë Pfizer pritet që brenda këtij viti të vijnë 500,760 doza Pfizer, që do të shërbejnë për të rritur mbulesën vaksinale.

“Kjo marrëveshje do të rrisë furnizimin me vaksina. Një marrëveshje që realizohet në sajë të bashkëpunimit me Pfizer, pas marrëveshjes së parë ku erdhën 500 mijë vaksina. Vjen ky amendim për 500,760 doza vaksine të cilat priten të lëvrohen brenda muajit dhjetor të këtij viti. Ndërkohë përmes instrumentit Covax deri në fund të vitit presim edhe rreth 400 mijë doza vaksine që pritet të mbërrijnë në Shqipëri”, tha Manastirliu.

Në fjalën e saj ministrja tha se në sajë të marrëveshjeve me kompani të ndryshme por edhe më partnerë si BE dhe shtete anëtarë në vendin tonë kanë mbërritur më shumë se 2 milionë doza vaksine.

Manastirliu bëri të ditur se janë në negociata me kompaninë Pfizer për të siguruar vaksina të tjera për vitin që vjen për të rritur mbulesën vaksinale dhe për t’iu përgjigjur çdo skenari.

“Ne jemi në negociata me Pfizer për nënshkrimin e marrëveshjeve për të siguruar vaksina për vitin tjetër dhe në vazhdim për të rritur mbulesën vaksinale dhe për t’iu përgjigjur çdo skenari që Komitetet tona do të vendosin për të siguruar vaksinimin e popullatës” tha Manastirliu.

Lidhur me vaksinimet e kryera deri tani, Manastirliu tha se janë vaksinuar rreth 44% e popullsisë target, mbi 18 vjeç. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,764,714doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 811,765 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës anti-COVID dhe 952,949 kanë kryer njërën dozë.

/b.h

Next Post
EMRI/ I dënuar me disa vite burg, arrestohet “skifteri” i shpallur në kërkim në Shkodër

EMRI/ I dënuar me disa vite burg, arrestohet “skifteri” i shpallur në kërkim në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zjarri” i Tokës që prish pushimet, kufizime në Aeroportin e Katanias, probleme në Siçili

“Zjarri” i Tokës që prish pushimet, kufizime në Aeroportin e Katanias, probleme në Siçili

August 17, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

August 17, 2026
Telenovela e portës/ Juventusi vendos për Vicario, Spalletti e pret para fundjavës

Telenovela e portës/ Juventusi vendos për Vicario, Spalletti e pret para fundjavës

August 17, 2026
Kërkohet vazhdimi i seancës në Kuvend, PDK sërish me aksion në Kryeministri: Kurti, uzurpator

Kërkohet vazhdimi i seancës në Kuvend, PDK sërish me aksion në Kryeministri: Kurti, uzurpator

August 17, 2026
Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Lamallari thërret drejtuesit vendorë të Policisë në takim urgjent! Çfarë pritet?

August 17, 2026
Tifozi i Berishës shfaqet si avokat i Pëllumb Gjokës dhe sulmon Bardhin: SPAK të hetojë për publikim të sekretit hetimor

Revolucioni shqiptar kërkon pronarin!

August 17, 2026
Sinjal për Kim Jong Un? Trump ‘frenon’ stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut

Sinjal për Kim Jong Un? Trump ‘frenon’ stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut

August 17, 2026
Afatet | Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

Afatet | Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

August 17, 2026
Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Zjarr i përmasave të mëdha në Vlorë, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

August 17, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kur pacienti nuk i pëlqen rezultatet e radiografisë…

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com