• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pandemia la pas një tufë dembelësh, Tirana, Dibra e Lezha s’duan të punojnë

by Java News
30/11/2021 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar nivele të larta të “dembelizmit” në të gjithë vendin.

Personat në moshë pune që nuk po kërkojnë një punë u rritën me ritme të larta gjatë pandemisë, por edhe pas kalimit të valës së dytë, fenomeni mbeti i lartë sidomos në qytetet e Tiranës, Dibrës dhe Lezhës, raportoi INSTAT, ndërsa në disa qarqe si Gjirokastra dhe Korça, shkalla e riaktivitetit u rrit më tej pas karantinës.

Qyteti i Lezhës u rendit i pari për nivelin e lartë të inaktivitetit të popullsisë në moshë pune në tremujorin e dytë të vitit. INSTAT raportoi se 55% e popullsisë në moshë pune nuk janë në kërkim të punës në tremujorin e dytë të vitit 2021, ky tregues ishte 60% në të njëjtën periudhë të vitit 2020, dhe 45.7% në vitin 2019 (Popullsia jo-ekonomikisht aktive përfshin të gjithë personat të cilët nuk janë klasifikuar si të punësuar ose të papunë – pra, nxënës/studentë, shtëpiakë, në pension, të paaftë, të papunë të dekurajuar).

Pas Lezhës, Dibra rendit e dyta për nivelin  e lartë të inaktivitetit me 51% të popullsisë në moshë pune. Inaktiviteti në Dibër gjatë këtij viti rezultoi më i lartë se gjatë pandemisë ku u raportuan 50.2% e popullsisë në moshë pune inaktive.

Tirana vjen e treta në renditje për nivelin e lartë të inaktivitetit, me 44% të popullsisë në moshe punë që nuk po kërkon punë, nivel i njëjtë tremujorin e dytë 2020, ku ishte kulmi i masave kufizuese.

Në anën tjetër, Gjirokastra është qarku me nivelin më të ulët të inaktivitetit me vetëm 29,9% të popullsisë në moshe pune me rritje gati dy pikë në krahasim me periudhën e karantinës ku popullsia inaktive ishte 27.8%.

Më tej Elbasani renditet i dyti për shkallën e ulët të inaktivitetit, me 32.7% të popullsisë në moshë pune në tremujorin e dytë 2021 me një rënie gati 7 pikë përqindje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 kur ishin karantina totale.

Korça gjithashtu është një nga qarqet me nivelin më të ulët të popullsisë inaktive me vetëm 34.5% të personave në moshë pune, me një rritje të 3 pikë përqindje në raport me periudhën e karantinës.

Treguesit e inaktivitetit në tregun e punës vijnë paradoksalë në disa qarqe, pasi  vërehet rritje në raport me periudhës e mbylljes totale në tremujorin e dytë 2020.

Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare kohët e fundit ka analizuar se, statistikat e punësimit fshehin fenomenin e emigracionit. P.sh. një pjesë e madhe e uljes së papunësisë para pandemisë i atribuohej niveleve të larta të emigrimit që zbrazi popullsinë e papunë dhe liroi vendet e punës për pjesën tjetër.

Pavarësisht nivelit të lartë të inaktivitetit, shumë biznese që shfrytëzojnë krahun e lirë të punës si fasoni, ndërtimi dhe Bujqësia po vuajnë mungesën e punonjësve. /monitor

g.kosovari

Next Post
Dashuri në ‘BBV’/ Donaldi e pranon para Einxhel: Beatrix më pëlqen shumë

Dashuri në 'BBV'/ Donaldi e pranon para Einxhel: Beatrix më pëlqen shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi në vrasje, RENEA në kërkim të autorit

Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi në vrasje, RENEA në kërkim të autorit

June 8, 2026
 Trump largohet nga intervista gjatë përplasjes me gazetaren, ja pyetja që e nxori nga vetja presidentin e SHBA!

 Trump largohet nga intervista gjatë përplasjes me gazetaren, ja pyetja që e nxori nga vetja presidentin e SHBA!

June 8, 2026
Korçë/ Lëvizte me armë zjarri, arrestohet një person

Korçë/ Lëvizte me armë zjarri, arrestohet një person

June 8, 2026
Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

June 8, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

“Corriere della Sera”: Pse ngeci marrëveshja SHBA-Iran? ‘Dosja e Libanit’ dhe asetet e ngrira iraniane

June 8, 2026
Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, vritet një person

June 8, 2026
Grekët miliardat e arabëve, ne pelikanët?

Grekët miliardat e arabëve, ne pelikanët?

June 8, 2026
Plagosja me armë zjarri në Shijak, arrestohet autori! Policia jep detaje

Plagosja me armë zjarri në Shijak, arrestohet autori! Policia jep detaje

June 8, 2026
Demokracia në thes

Çfarë pritej e çfarë erdhi… në Bulevard!?

June 8, 2026
“Nuk kishte informacion të qartë për pronarët”, çfarë zbuloi Violeta Shqevi në gjyqin e Berishës në GJKKO për dosjen“Partizani”?

“Nuk kishte informacion të qartë për pronarët”, çfarë zbuloi Violeta Shqevi në gjyqin e Berishës në GJKKO për dosjen“Partizani”?

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In