Kompania gjermane “Commerzbank” njoftoi sot se 200 degët e saj, aktualisht të mbyllura për shkak të pandemisë së koronavirusit, nuk do të rihapen.
“Ky vendim shpejton planet e ristrukturimit të bankës në vështirësi, sepse mbyllja përfundimtare e degëve ishte caktuar për në fund të vitit 2023”, tha një zëdhënës i kompanisë.
Si rezultat, rrjeti i huadhënësit do të ulet nga 1 000 në 800 degë.
Punonjësit e prekur nga shkurtimet do të transferohen në vendet e tjera të afërta të Commerzbank-ut.
/a.r