• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pandemia do të ndryshojë përgjithmonë Italinë, do kthehet, si në vitet ’40

by Java News
22/03/2020 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Luigi Mastrodonato

Pandemia do të na ndryshojë përgjithmonë: individualisht, dhe si shoqëri. Vlerësimet flasin për 25 milion të papunë në mbarë botën, dhe për një Itali të ngjashme me atë të viteve 1940. Ndoshta do të lindin punë të reja, megjithatë do të kemi një perceptim tjetër për atë që është e rëndësishme apo e tepërt

E vetmja gjë e sigurtë e këtyre kohërave të pasigurta, është se viti 2020 do të ndryshojë përgjithmonë jetën, zakonet, përditshmërinë tonë. Ndërsa shumë njerëz, kanë qenë dëshmitarë okularë të tragjedive të natyrave të ndryshme në dekadat e kaluara, nga luftërat, katastrofat natyrore etj, për një pjesë të madhe të popullsisë globale situata aktuale përbën një risi.

Ndërgjegjësimi mbi sëmundjen, frika nga infektimi, kufizimet ekstreme të lirisë personale, vetmia, kanë zëvendësuar një jetë komode dhe të shkujdesur në rastin më të mirë, një jetë me shqetësime që as mund të krahasohen me ato aktualet mbi më të keqen.

Dhe nëse është kjo ajo që ne po përjetojmë tani, kur gjithçka të ketë mbaruar, “kafshimi” që na dha ky virus nuk mund të harrohet lehtë. Pasojat e pandemisë, kemi për t’i ndjerë për shumë kohë, dhe bota në të cilën do ta gjejmë veten, do të ketë shumë pak lidhje me atë me të cilën ishim mësuar.

Të mësuar historikisht me përcaktimin e kohës para dhe pas Krishtit, ne me siguri do t’ja fillojmë sërish nga një lloj viti zero , me Covid-19 që do të veprojë si një vijë ndarëse e ekzistencën sonë. OKB ka ngritur alarmin mbi atë që është kriza më e rëndë shëndetësore me të cilën po përballet në 75 vitet e saj.

Në fakt, karakteristikë e Covid-19 është se në dallim nga tragjeditë e tjera, ky virus nuk njeh kufij, dhe po godet çdo kontinent pa asnjë diferencë. S’ka më kufij në dramën e kujdesit shëndetësor, apo ndoshta në dramën që na kujtoi se kufijtë nuk kanë ekzistuar kurrë, se popullsia globale është gjithmonë dhe në çdo rast në të njëjtën varkë, përtej atyre vijave imagjinare të vizatuara në një hartë.

Për këtë arsyeja, ne rrezikojmë të llogarisim miliona të vdekur gjatë muajve të ardhshëm, pasi tragjedia nuk mund të përshkruhet dot më fjalë. Një masakër kolektive, rreziku që shumë njerëz do ta shohin të paktën vdekjen e një të njohuri, por edhe vetëdija mbi atë që është realisht një pandemi.

Ndoshta do të jemi më të kujdesshëm mbase, dhe nuk do të ketë më nënvlerësim të rrezikut. Ose nuk do të jetë si tani, një prerogativë njerëzore, dhe çdo zile alarmi në këtë apo atë krizë të afërt, që do të ketë sigurisht një audiencë dëgjuesish më të vëmendshëm.

Në dramën e koronavirusit, njerëzimi do t’i nënshtrohet një procesi pjekurie dhe përgjegjshmërie. Është një gjë e mirë, por është e trishtueshme që për të arritur këtë gjë, do të duhet e gjithë kjo që po ndodh. Ne do ta gjejmë veten në një botë tjetër. Në një botë ku ekonomia do të shembet, dhe do të duhet të ringrejë veten nga hiri.

Efekti i virusit mbi ekonominë italiane, do të jetë pak a shumë i njëjtë me fillimin e viteve 1940, kur vendi u rrënua nga Lufta e Dytë Botërore. Është një lajm tragjik, por nuk duhet të harrojmë se ne kemi qenë në gjendje të ngrihemi përsëri, me bumin e famshëm ekonomik.

Gjithsesi, vitet e para do të jenë të vështira, ndaj do të na duhet një shpirt i madh rezistence. Sipas Organizatës Botërore të Punës, pandemia do të shkaktojë 25 milion njerëz të papunë në të gjithë botën, të cilët do të bashkohen armatësh tashmë të madhe të të papunëve.

Programet për uljen e varfërisë do të duhet të rishkruhen nga e para, dhe në shumë raste do të duhet që punët të rinisen nga e para. Dhe e gjitha kjo do të duhet të bëhet në një kontekst të krizës ekonomike, ku sistemi i mirëqenies tashmë do ta ketë të vështië që të qëndrojë më këmbë.

Por pikërisht këtu do të duhet të përqendrohemi, dhe ky është mësimi që do të japë Covid-19 pasi të jetë larguar. Investimet publike në sistemin social duhet të forcohen. Për shembull, në këtë krizë kemi kuptuar rëndësinë e shëndetit publik, por edhe dëmet e jashtëzakonshme që po shkaktojnë shkurtimet e fondeve në këtë sektor.

Nuk ka personel, mungojnë mjetet dhe strukturat:gabime të ngjashme nuk mund të përsëriten më, dhe sistemi do të duhet të ripërtërihet, por pa e deformuar natyrën e tij. Por në vitin e parë pas Covid-19, ne nuk do të duhet të ulim vigjilencën ndaj njërës prej gjërave më të rëndësishme që kemi, demokracisë.

Në këto kohë të pandemisë, shumë të drejta janë pezulluar, dhe privatësia po vihet në dyshim. Në fakt, demokracia është pezulluar. Jemi në luftë, na thonë ata dhe ne pranojnë që gjërat të jenë kështu, nëse kjo do të shpëtojë jetët tona, dhe do të na rikthejë jetën normale që patëm deri dje.

Por kur gjithçka të ketë mbaruar, do të jetë vendimtare që të drejtat civile të fituara ndër shekuj t’u rikthehen në tërësi qytetarëve. Për shembull, Covid-19 nuk duhet të jetë preteksti për një mbikëqyrje masive përfundimtare, kur urgjenca që e justifikon atë sot nuk do të ekzistojë më.

Do të jetë një botë e re, ajo në të cilën do e gjejmë veten të katapultuar. Një botë që do të duhet të jetë në gjendje të zhdukë siguritë e së kaluarës, por edhe të mos bëjë gabimet e të shkuarës. Një botë e njerëzve që janë rritur tashmë, që janë më të ndërgjegjshëm, dhe të cilët falë kësaj do të jenë më në gjendje të përballen me vitet e vështira të para që do ta karakterizojnë. E vetmja gjë e sigurtë është se nuk ka kthim pas, dhe asgjë nuk do të jetë njësoj si më parë. Shpresa është që këtë ta kuptojmë shumë shpjet, pasi kjo do të thotë se do të ketë rinisur rindërtimi./“Wired” – Bota.al/

 

 

 

Next Post
The Atlantic/Këto janë tri arsyet përse koronavirusi na mundi!

LAJM I FUNDIT/ Viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë është një 85-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tani çdo kriminel do të lirohet, se s’ka avokat”- Kryemadhi flet pas shtyrjes së seancës ndaj saj dhe Metës: U shpërdorua e drejta jonë për t’u mbrojtur

“Tani çdo kriminel do të lirohet, se s’ka avokat”- Kryemadhi flet pas shtyrjes së seancës ndaj saj dhe Metës: U shpërdorua e drejta jonë për t’u mbrojtur

October 1, 2026
“Në komunizëm, ulja në kafe quhej kërcënim”- Konkursi ndërkombëtar, Rama: Projekt i sipërmarrjes private, në pronë private!

“Në komunizëm, ulja në kafe quhej kërcënim”- Konkursi ndërkombëtar, Rama: Projekt i sipërmarrjes private, në pronë private!

October 1, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

E plotë/ Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit: Çdo ndryshim të konsultohet me qytetarët

October 1, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

“Gjyq i stisur!”- Ilir Meta gjatë seancës së shtyrë: S’e kuptoj konfliktin me avokatët, kam kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit! Kundërshtoj Prokurorinë për afatet

October 1, 2026
Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

October 1, 2026
E quajti Erdoganin “diktator”, komediani turk dënohet me 19 muaj burg!

E quajti Erdoganin “diktator”, komediani turk dënohet me 19 muaj burg!

October 1, 2026
Disa foto që provojnë se mjekra ndryshon gjithçka

“Më nxori thikën dhe kërkoi paratë!”- Ben Affleck rrëfen se u kërcënua në moshën 14-vjeçare, vite më vonë sulmuesi vrau një person

October 1, 2026
“Ndryshimet e reja më afër BE”- Avokati: Aktualisht ka abuzime pafund në sistemin gjyqësor! Duhet rishikuar mekanizmi i kontrollit

“Ndryshimet e reja më afër BE”- Avokati: Aktualisht ka abuzime pafund në sistemin gjyqësor! Duhet rishikuar mekanizmi i kontrollit

October 1, 2026
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

Falsifikimi dhe tjetërsimi i pronave, Prokuroria e Fierit sekuestron 2.6 mln euro cash dhe një makinë luksoze “Bentley” (DETAJET)

October 1, 2026
Konkursi për “Tirana Fountain Tower”, Rama: Jemi praktikisht në një kohë ku nevojat dhe ambiciet janë më të mëdha! Punojmë për të ardhme më të mirë

Konkursi për “Tirana Fountain Tower”, Rama: Jemi praktikisht në një kohë ku nevojat dhe ambiciet janë më të mëdha! Punojmë për të ardhme më të mirë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com