• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pandemia / Denaj për “Real Story”: Priten tregues pozitivë për ekonominë

by A R
11/02/2021 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka komentuar treguesit fiskalë për shpenzimet publike dhe të ardhurat të publikuara sot nga vetë institucioni i saj.

Denaj thotë se priteshin tregues negativë, por shifrat janë më pak se skenari më i keq që ishte parashikuar.

Për gjithë vitin 2020 Denaj thotë se parashikohet një rënie ekonomike me 4.5-4.7%, shumë më pak se skenarët e tjera edhe të organizatave ndërkombëtare.

Ajo konfirmon se me 3-mujorin e tre të të 2020 Shqipëria ka hyrë në kthesë dhe në vazhdim priten tregues pozitivë për ekonominë.

DENAJ: Për financat publike që nuk janë imune, ndjeshmëria tek ulja e të ardhurave, dhe fakti se shpenzime kapitale nuk janë prekur, sigurisht pritej treguesit negativë.

Unë konstatoj që ne kemi përballuar një vit më mirë se çfarë kishim menduar. Sa i përket ulje e të ardhurave, -7% nga -15 që e kishim parashikuar.

Rritje e shpenzimeve, se u futën të Rindërtimit, dhe me një borxh të rritur por jo në parametrat e parashikuar.

Flasim për një parashikim për 2020 në raport me deficitin dhe borxhin, – 8.3%, sot kemi -7%.

E thënë me fjalë të thjeshta, përballuam dy kriza, dhe ia dolëm. Në kushtet me të cilat u përballëm, po të mendojmë që vinim nga një krizë e mëparshme, ku goditi ekonominë dhe la shumë të pastrehë. Zgjerimi i borxhit ishte i padiskutueshëm. Vlen të them se shifrat janë më pak se në skenarin më të keq.

PYETJA: Cila është rritja ekonomike këtë vit?

DENAJ: Treguesit e INSTAT, nuk janë publikuar. Që të jenë referencë, por në 3-mujorin e tretë erdhëm në kthesë me 10,23 minus. Flasim për ekonominë, 5.5% gjithë 9-mujori. Duke pasur parasyh kalkulimet, ne parashikojmë një tregues shumë të mirë diku tek minus 4.5, 4.7 % për rënien ekonomike. Shumë më i ulët se skenari më i keq i BERZH.

PYETJA: Sa është numri i vendeve të reja të punës, sa është shkalla e papunësisë nga kriza e 2020?

DENAJ: Kur u mbyll ekonomia, dhe me daljen nga punët, – 39 mijë të papunë ishte në prill. Shikojmë trend kthimi, që nuk ndodh në të njëjtin sektor. Biznesi i vogël, në shtator biznesi i madh ka më shumë, biznesi i vogël më pak. Në tetor, nëntor, dhjetor kemi kaluar ata të regjistruar se sa dhe para pandemisë diku 689 mijë të punësuar. S’flasim për sektorin publik. Janë shifra statistikë. Kanë kurbën e tyre rënëse. Kthimi është fakt. Në korrik provuam një skemë, për nxitjen e punësimit, që ata që janë larguar nga puna të ktheheshin me subvencion deri në 4 paga për t’u ripunësuar. Nuk ndodh në të njëtët sektorë. Ende mendoj që ka pasur një situatë edhe punëdhënësit kanë ruajtur marrëdhëniet me forcat e punës. I kanë ndihmuar edhe pagat e luftës, edhe garancitë sovrane. 5.7 miliardë lekë u konsumuan nga garancia e parë, kurse tek e dyta 50% të disbursimeve. Këto s’mund të jenë të munguara.”- tha Denaj.

/a.r

Next Post

Çfarë mendojnë shqiptarët për LSI? Sondazhi: 77.9% mendim negativ për partinë e Kryemadhit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In