Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me disa mësues ku më tepër ka folur ai vetë për probleme të arsimit.
Basha në fjalën e tij tha se deri tani janë 540 mësues që janë infektuar dhe kjo sipas tij ka ardhur për shkak të mosmarrjes së masave të qeverisë.
Numri në i PD shtoi se janë deri tani 1200 nxënës së infektuar ose karantinuar, por shtoi se shumë mësues kanë humbur jetën pas infektimit me COVID.
“Në të gjithë vendin, sipas informacioneve të marra, mendohet se janë 540 mësues të prekur ose të karantuar dhe afro 1200 nxënës dhe e dimë se kemi pasur midis arsimtarëve një numër shumë të lartë humbje jete në krye të detyrës”, deklaroi Basha.
Më tej kreu i PD ka përmendur dhe problemet që kanë shkollat, duke shtuar se 7 në 10 shkolla nuk kanë ujë të rrjedhshëm.
“I propozuam që në fillim qeverisë të merrte masat. 7 në 10 shkolla nuk kanë as ujë të rrjedhshëm”, shtoi ai.
Ndërkohë nga ana tjetër arsimtarët i kanë treguar Bashës problemet që hasin çdo ditë në shkolla, ku një prej tyre është dhe mosmarrja e pagesës për orët shtesë.
/a.r