Pas Tiranës, në stadiumin Air Albania ka nisur vaksinimi edhe për personelin shëndetësor të spitalit të Durrësit, Krujës dhe Kavajës. Një muaj pasi nisi procesi i vaksinimit në Shqipëri, afro 600 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer në ambientet e Air Albania.
Duke filluar nga e mërkura në kryeqytet do të nisë vaksinimi edhe në shtëpitë e të moshuarve. Deri tani asnjë prej të vaksinuarve nuk ka paraqitur efekte anësore serioze, përveç mjekut Pëllumb Pipero që u infektua pas dozës së parë.
Të hënën në Tiranë mbërritën mbi 7 mijë doza të vaksinës Pfizer. Brenda shkurtit pritet të vijnë në total 40 mijë doza nga kompania Pfizer.
/a.r











