• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pandeli Majko tregon se si lindi lëvizja studentore në ’90: Shqipëria doli për herë të parë nga udhëkryqi

by B K
09/12/2024 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pandeli Majko, protagonist i Lëvizjes Studentore 1990, kujtoi se si nisi kjo ngjarje, që u bë e rëndësishme.

I ftuar në emisionin “Real Story”, ai tregoi se ishte e ëma që e nxiti që të merrte pjesë në një mbledhje në fakultetin ku studionte, për t’u bërë më pas sekretar i rinisë.

“Ka filluar në mënyrë rastësore, pasi në atë moment që më keni parë në Lëvizjen Studentore kam qenë Sekretar i Rinisë së Fakultetit të Inxhinerisë Mekanike. U bëra sekretar rinie për shkak të një presioni të ime mëje që punonte në fakultet. Më tha urgjent do të shkosh atje sepse janë mbledhur. Por duke qenë se isha në një fakultet të vështirë, nuk doja të merresha shumë se më dukej rutinë por për shkak të situatave që kishin ndodhur, ishin larguar rreth 5 mijë veta me hapjen e ambasadave. Ne kishim reagim negativ për mënyrën se si pushteti i asaj kohe ishte sjellë me ta. Duke dëgjuar sekretarin e partisë, drejtuesit e rinisë të asaj kohe, në një moment, të jem i sinqertë, më hipën nervat dhe them deri kur do t’i lëmë komunistët të na marrin për dore.

Të jem i sinqertë mu dridhën këmbët dhe thashë e humba fakultetin. Por studentët më përkrahën dhe u zgjodha, dhe vajta si me zor dhe dola sekretar i rinisë së fakultetit. Pas një muaji, ne iu drejtuam me një letër të hapur Adil Çarçanit, gazeta Zëri i Popullit nuk pranoi ta botonte, dhe ne e ngjitëm në muret e fakultetit. Aty u bë një ngjarje e madhe sepse njerëzit e lexonin. Kështu që Çarçani na ktheu brenda disa ditëve. Protesta ka filluar gjatë vizitës së Çarçanit për këtë çështje në Qytet Studenti, kur vajti dhe bëri një takim te fakulteti i Inxhinierisë elektrike dhe atje pati një shpërthim. Të jemi të sinqertë, Çarçani është larguar me një frymë të përgjithshme që nuk u mirëprit asnjëherë.

Gjatë natës, studentë të inxhinierisë, nëpërmjet një suste, shpërthyen transformatorin. që solli ata që dihen. Duke qenë se kisha protagonizëm, u propozova për të qenë në përfaqësinë e studentëve. Aty me njëri tjetrin bëheshin largimet nga listat. Duke mbajtur më protagonistët sepse na u bashkuan edhe 6 pedagogë. Ndodhi lëvizja e Dhjetorit, bëmë aktivitetin pas mitingut ajo që Ramiz Alia na deklaroi në takim. Më pas, duke qenë se na rrëzoi çështjen kryesore, pjesa tjetër ishte…ishte drejtues i mirë i bisedës. Me vendosjen e regjimit komunist çdo gjë u shtetëzua, përveç politikës, që ishte në duart e një njeriu. Ishte hera e parë që Shqipëria doli nga udhqëkryq, dhe revolta e studentëve ishte ndërhyrje e historisë”, u shpreh Majko./ B.P

 

Next Post
“Ti je aty për katër vjet, mua më ke pas gjithë jetën”, gazetari: Dumani është kërcënuar nga Dubai me SMS

“Sekretet” e Dumanit/ U vlerësua nga SHBA, profili i prokurorit të hekurt që po ndëshkon peshkaqenët e korrupsionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Porti i madh i Durrësit përtej legjendave urbane dhe politike

March 13, 2026
SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

SHBA-të ofrojnë deri në 10 mln $ shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

March 13, 2026
Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

Sherr mes vjehrrit 91-vjeçar dhe dhëndrit në Durrës, përfundojnë të dy në spital nga goditjet me sende të forta

March 13, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

March 13, 2026
“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

“Lot, qirinj dhe një thirrje për drejtësi”, Lezha në zi për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

March 13, 2026
“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

“Mandati i Ramës ka zero legjitimitet”, Berisha njofton nisjen e diskutimeve për programin e opozitës

March 13, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Kurti fton opozitën, PDK e LDK: Të presim vendimin e Kushtetueses

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In