• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pandeli Majko: Pavarësisht kundërshtimeve, Gjykata Speciale do të ngrihet

by
29/06/2015 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri, Pandeli Majko e cilëson të detyrueshme votimin e Gjykatës Speciale në Kosovë pasi kështu shteti i Kosovës ruan statusin ndërkombëtar. Sipas Majkos diskutimi mbetet se cilin variant do të miratojnë deputetët e Kuvendit. Deputeti i PS-së nënvizon se diskutimi për këtë çështje nuk ka pse shmanget pasi nuk kemi të bëjë vetëm me një çështje juridike por diskuton statusin e shqiptarëve në rajon.

Ish-kryeministri i Shqipërisë në periudhën e Luftës së Kosovës shpreh mendimin se, në fund në çdo rast Gjykata Kushtetuese do të ngrihet dhe diskutimi është nëse do të merret parasysh propozimi amerikan dhe evropian apo varianti rus.

“Gjykata Speciale fton deputetet e Kosovës të bëjnë një akt të diskutueshëm në raport me funksionimin e një shteti normal. Por, nga ana tjetër ai është padiskutim i nevojshëm për të ruajtur statusin ndërkombëtar të shtetit. Në çdo rast dhe për çdo shtet, e dyta vendos për të parën. Balanca e një veprimi në dukje të padrejtë në emër të së ardhmes e bën votimin e Gjykatës Speciale përulësisht të detyrueshëm. Historia i ka mësuar shqiptaret se heroizmi në një betejë të humbur është metaforë e Luftës së Kosovës ndodhur shekuj më parë. Krijimi i Gjykatës Speciale në Kosovë nuk ka të bëjë vetëm me regjimin juridik të brendshëm të shtetit të Kosovës. Nëse do të ishte vetëm kështu… do të isha në krah të kundërshtarëve të kësaj gjykate. Por, nuk është kështu! Për të ardhmen e shtetit të Kosovës krijimi i kësaj gjykate ka të bëjë me statusin ndërkombëtar të saj. Varianti i parë përkon me pranimin e Gjykatës Speciale, i cili në procedurë është ajo e një shteti sovran që vendos me vota në Kuvendin e vet. Varianti rus është ai i “kryqëzimit” ndërkombëtar të Kosovës në Kombet e Bashkuara duke zhvlerësuar investimin për statusin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare”, shprehet Majko.

Next Post

Foto/ Kur Rita Ora i nxjerr të gjitha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com