• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pandeli Majko, lë kostumin, e nis në mënyrën më sportive zyrtarisht fushatën

by
26/03/2021 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes të rinjve dhe me bluzë “woody” deputeti kërkon një tjetër mandat në Njësinë 5 Me një bluzë “woody” ngjyrë të kuqe, me batutat që kurrë nuk i lëshon dhe mes të rinjve që dikur edhe vetë drejtonte, – kështu e ka nisur ditën e parë të fushatës Pandeli Majko, i cili garon sërish në “zemrën” e Partisë Socialiste, në Njësinë numër 5.

I shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues i fushatës së socialistëve për të gjithë Qarkun, Majko ka dhënë disa mesazhe ndaj të rinjve në formate të ndryshme të dy takimeve të zhvilluara, me pyetje të drejtpërdrejta, por edhe duke iu përgjigjur interesit të ndjekësve online, ku është bazuar më së shumti edhe vetë kjo fushatë.

Ajo që veçoi deputeti socialist ishte pikërisht fakti që ndryshimi në Tiranë e sidomos në Njësinë 5 është mjaft i vrullshëm, në radhë të parë duke iu dhënë më shumë mundësi dhe hapësira të rinjve, siç është dhe shembulli i Parkut Olimpik, një prej investimeve më moderne sportive në kryeqytet prej nga ku nisi edhe bashkëbisedimi me të rinjtë.

“Në çdo fushatë elektorale, pavarësisht se herë vijmë për zgjedhjet lokale, apo për zgjedhjet e përgjithshme, këtu gjithmonë do jetë një godinë e re, një ndryshim i ri dhe realisht Parku Olimpik është duke marrë formë dhe kjo është një gjë e jashtëzakonshme,” tha Majko. Ai u shpreh i bindur në fitoren e mandatit të tretë të Partisë Socialiste.

“Kutia e votimit është një stacion ku secili sipas mënyrës së vet e ripërtërin kontratën, jo vetëm në politikë, por edhe marrëdhënien me shpresën, me ëndrrën dhe me të ardhmen. Unë jam i bindur që ne në 25 prill do fitojmë,” deklaroi deputeti socialist, i cili nuk heq dorë nga batutat sa herë i duhet të shpjegojë renditjen e tij në vendin e 19 të listës së PS. “Partia Socialiste është partia e taksës progresiste: Kush fiton më shumë taksohet edhe më shumë,” u shpreh Majko./ b.h

Next Post
Hetimet për krimin makabër ndaj Shpëtim dhe Teuta Pashos marrin një tjetër kthesë

Hetimet për krimin makabër ndaj Shpëtim dhe Teuta Pashos marrin një tjetër kthesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria bllokon rrogat e rritura të gjyqtarëve? Pasojat e një zhvillimi politik real!

September 2, 2026
Sula: Nuk do të tolerojmë inspektime jashtë programit, qytetarët të denoncojnë rastet abuzive

Sula: Nuk do të tolerojmë inspektime jashtë programit, qytetarët të denoncojnë rastet abuzive

September 2, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Vetëgjyqësia e drejtësisë me pagat e saj

September 2, 2026
Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga murtaja e ruminantëve

Qeveria miraton rregullat e reja për dëmet në mjedis, përcaktohen kriteret dhe aktivitetet me rrezik të lartë

September 2, 2026
Kurti largohet nga dera e pasme, Abdixhiku pas takimit informues: Atë që ka ndodhur dje…

Kurti largohet nga dera e pasme, Abdixhiku pas takimit informues: Atë që ka ndodhur dje…

September 2, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Gjyqtarë e Prokurorë që i duan gazetarët vetëm kur “mbeten pa lekë”…

September 2, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Qeveria bllokoi në Thesar rrogat, kreu i Gjykatës së Lartë letër Financave: Zhbllokoni menjëherë pagesat mujore

September 2, 2026
Si sot 81 vite më parë, Japonia u dorëzua zyrtarisht dhe u mbyll epoka e Luftës së Dytë Botërore

Si sot 81 vite më parë, Japonia u dorëzua zyrtarisht dhe u mbyll epoka e Luftës së Dytë Botërore

September 2, 2026
"SHBA të përmbushë angazhimet" Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit -

SHBA të përmbushë angazhimet Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit –

September 2, 2026
Më shumë se 4 orë, mbyllet takimi i kryeministrit Rama me krerët e bashkive në Kuç të Vlorës! Zbardhen diskutimet

Të tjera ndryshime në Qeveri? Pas ikjes së Salës, Rama të enjten mbledhje të zgjeruar

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com