• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Panariti, takim për zbatimin e marrevëshjes me BERZH

by A R
03/08/2016 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti zhvilloi të mërkurën një takim konsultativ me institucionet financiare që kanë firmosur marrëveshjen për fondin e garancisë, për të analizuar mënyrën e zbatimit të kësaj marrëveshje.

Marrëvëshja e firmosur në muajin Maj ndërmjet Qeverise Shqiptare, BERZH dhe bankave të nivelit të dytë dhe institucionet e mikrokredisë ka si qëllim zhbllokimin e financimit të agro-bizneseve.

Mes Qeverisë dhe BERZH është rënë dakord për një fond garancie prej 300 milion euro për tre vjet i cili do të  mbuloje 70 % të vlerës së normës së interesit dhe do të sigurojë edhe konsulencë jo vetem financim. Takimi drejtohet nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti me perfaqësues të BERZH, Kryeministrisë, 4 bankave dhe 2 institucioneve të mikrokredisë, pjesë të marrëveshjes.

Çështjet që u diskutuan lidhen me prioritetet e Qeverisë në mbështetje të sektorit bujqësor dhe strategjite e Ministrise se Bujqesise për perdorimin sa me efektiv të këtij instrumenti financiar të ri, ofertën financiare e bankave për kredi lehtesuese për fermeret te cilen do të investojne në bujqësinë, shyrtimi i listes paraprake e subjekteve për financim dhe plani i perbashket i informimit publik. Ndërmjetëse mes bankave dhe sipërmarrësve është Agjencia e Zhvillimit Rural dhe Bujqësisë, e cila do të marrë përsipër procesin e informimit, trajnimit dhe mbledhjes së projekteve e depozitimit të tyre tek bankat.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, takim konsultativ me institucione financiare për zbatimin e marrevëshjes për fondin e garancisëDeri tani prane Ministrise se Bujqesise jane paraqitur 70 projekte te cilet do te aplikojnë për ketë mundësi te re kreditimi nepërmjet fondit të garancisë, kryeqësisht në fushën e ndërtimit të serave dhe pikave të grumbullimit, linjave të agropërpunimit dhe akuakulturës.

Në fjalën e tij në ketë takim, ministri Panariti theksoi domosdoshmërinë e një proçedure fleksibël nga ana e bankave dhe institucioneve të mikrokredisë, e cila të vijë në mbështetje të aplikantëve me qellim që plotësimi i dokumentacioni të realizohet në kohë për të shtuar numrin e fermerëve përfitues nga kjo mundësi të re kreditimi.\ Ministria e Buiqësisë ka identifikuar tashmë sektoret konkurrues të bujqësisë dhe është e gatshme për ta vënë në dispozicion të institucioneve financiare për të orientuar kredi dhënien drejt aktiviteteve të cilat vijnë në përputhje me kërkesat e tregut. Këta sektorët janë: ndërtimi i kapaciteteve në ndihmën të fermerëve, të agrobiznesit, linja përpunuese per mishin dhe qumështin, akuakultura, prodhimet organike dhe agroturizmi.

Ministri Panariti kërkoi nga ana e bankave të arrijnë të injektojnë në bujqësi të paktën 50 milion euro deri ne fund të mandatin e kësaj Qeverie dhe të krijojnë një paket kreditimi i dedikuar në veçanti për mbështetjen nëpërmjet fondit të garancisë. Kjo paketë do të jetë e aksesueshme edhe nga fermeri i mesëm i cili mund të aplikojë për një linje të thjeshtë përpunimi, jo vetëm nga biznese tashmë të konsolidura në fushën e bujqësisë, tha Panariti në fjalën e tij.

Përfaqesuesit e institucioneve financiare prezente në takim janë shprehur optimistë se ky instrument i ri financiar do të optimizojë orientimin e kapitaleve në bujqësi drejt investimeve konkurruese.

Next Post

Ja çfarë gjeni gjithmonë në shtëpinë e një njeriu të lumtur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In