• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Panariti në Forumin për Zhvillimin e Qëndrueshëm: Mbështetje financiare për bujqësinë shqiptare

by Java News
25/04/2017 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, po merr pjesë në Forumin Rajonal për Zhvillim të Qëndrueshëm, të organizuar nga Kombet e Bashkuara, në Gjenevë.

Ministri shqiptar i Bujqësisë ishte pjesë e panelit kryesor të ekspertëve për zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë, sektorit bujqësor dhe sigurisë ushqimore. Gjatë fjalës së tij, ministri Panariti theksoi sfidat me të cilat përballet ekonomia botërore dhe impaktin e strategjive afatagjata në zhvillimit e saj, duke marrë në konsideratë ndryshimet klimaterike, politikat mbrojtëse për mjedisin, luftën kundër varfërisë dhe instrumentat e duhura për të vepruar në një aksion të përbashkët të të gjithë faktorëve vendimarrës.

WhatsApp Image 2017-04-25 at 11.40.20Por, për Ministrin Panariti, kjo nuk mund të realizohet vetë, ndaj kërkoi mbështetje më të madhe financiare nga organizmat ndërkombëtare, për një veprim të unifikuar ndaj këtyre sfidave, të cilat kanë të bëjnë me “përballimin e sëmundjeve zonotike, ndryshime klimatike, përmbytjet, prodhimet vendase, rritjen e eksporteve, etj.

Kreu i Bujqësisë vuri në dukje ecurinë pozitive të bujqësisë shqiptare, në drejtim të rritjes së prodhimit dhe eksporteve Made in Albania. Në këtë kontekst, tha Panariti kërkohen investime për kërkimin shkencor dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë rurale shqiptare.

3Nevojiten politika rajonale të koordinuara, për një ndërveprim të Komunitetit Ndërkombëtar,  tha ai.

“Ministria e Bujqësisë po pregatit një plan 2-vjeçar për zbatimin dhe monitorimin e këtyre objektivave globale. Ndërsa po rrit kapacitetet për statistikat bujqësore, si dhe monitorimin e indikatorëve të zhvillimit të qëndrueshëm. Të gjitha këto programe do të mbështeten me një buxhet të veçantë”, theksoi Panariti./atsh

c.a

Next Post
Sukth/ Ekzekutohen me armë në makinë 2 persona, njëri ish-shef policie i akuzuar për vrasjen e Gaz Çollakut

Sukth/ Ekzekutohen me armë në makinë 2 persona, njëri ish-shef policie i akuzuar për vrasjen e Gaz Çollakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In