• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Panariti: Mbështetje dhe asistencë amerikane për pajisjen e laboratorëve rajonal

by Java News
11/07/2016 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, ne kuadër të vizitës së tij qe po zhvillon në SHBA, vizitoi ditën e diel tregun e prodhimeve bujqësore kryesisht organike në Washington, ku pa dhe u njoh nga afër me organizimin e këtij tregu.

Duke u nisur nga bisedat me fermerët amerikanë, ministri  Panariti vlerësoi mënyrën e organizimit të këtij tregu dhe rëndësinë e këtyre prodhimeve organike duke përditësuar këtë shembull edhe në Shqipëri. Zhvillimi i prodhimit organik i gërshetuar me ofertën agro-turistike, është një nga drejtimet kryesore për bujqësinë shqiptare.

Në këtë kuadër dikasteri i Bujqësisë do të nisë organizimin e tregjeve për këto lloje prodhimesh, për të inkurajuar fermerët drejt prodhimit organik, një prodhim me shumë perspektivë, i vlerësuar në tregjet ndërkombëtare.

Gjithashtu, Ministri Panariti priti në takim ish-kongresmenin, Mike Sodrel, ku vlerësoi interesimin e tij në mbështetjen dhe zhvillimin e bujqësisë shqiptare.

Panariti e informoi për politikat e ndërmarra nga dikasteri që drejton dhe për projektet të cilat do t’i adresohen në ditët në vijim, në takimet e planifikuara në Departamentin e Shtetit. Nga ana e tij, ish-kongresmeni Sodrel ka shprehur dëshirën për të vizituar Shqipërinë dhe për të parë nga afër mundësinë që ofron sektori bujqësor si një nga sektorët prioritarë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Një nga prioritetet, e axhendës së vizitës së kreut te Bujqësisë shqiptare ne SHBA, është ngritja e një laboratori analizash bashkëkohor, që do të plotësojë kërkesat në rritje të fermerëve për të kontrolluar prodhimet e tyre.

Në këtë kuadër, Ministri Panariti takoi zv/presidentin e kompanisë ‘’Abraxis’’, David Deardorff, një nga kompanitë më prestigjioze në fushën e kërkimit shkencor dhe analizave laboratorike të prodhimeve ushqimore.

Ministri kërkoi asistencën e kësaj kompanie dhe pajisjen me kitet për analizat e tipit “pre-screening’’, të cilat përbëjnë gjeneratën e fundit të zhvillimit teknologjik amerikan , në  zbulimin e mënyrës sa më të shpejtë të ndotësve, pesticideve ose insekticideve në prodhimet me  origjinë bujqësore dhe shtazore. Mbështetja logjistike e kësaj kompanie, në ngritje të një sistemi laboratorik analizash në Shqipëri, do të jetë një garanci e shtuar për nxitjen e eksporteve./atsh/.a.k

Next Post

Ministrja Ekonomi, ja si po zhvillohet turizmi në zonën e Gjirit të Lalzit (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

April 12, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 12, 2026
Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

April 12, 2026
Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

April 12, 2026
Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

April 12, 2026
Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

April 12, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 12, 2026
Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

April 12, 2026
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

April 12, 2026
Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In