• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ministrja Ekonomi, ja si po zhvillohet turizmi në zonën e Gjirit të Lalzit (FOTO)

by Java News
11/07/2016 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e  Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi, së bashku me një grup gazetarësh nga media të ndryshme panë nga afër se si është duke u zhvilluar turizmi, dhe çfarë ofron e gjithë zona e Gjirit të Lalzit.

Ndalesa e parë në urgjencën shëndetësore e hapur enkas për sezonin turistik në afërsi të plazhit në Gjirin e Lalzit, ku punojnë me nga ty turne në 24 orë tre mjeke dhe tre infermierë.

Ministrja Ekonomi u interesua të dinte nëse kjo urgjencë shëndetësore kishte bazën materiale të nevojshme për ti ofruar ndihmën e shpejtë qytetarëve që frekuentojnë për pushime këtë zonë.

Mjekja Edjona Murati tha se gjatë një dite në këtë qendër shëndetësore vijnë 8 deri në 10 persona.

“Në fakt ndryshe nga viti i parë ku nisi të ofrohej ky shërbim shëndetësor, këtë vit duket se pushuesit janë më të informuar dhe orientohen më lehtë në gjetjen e qendrës shëndetësore. Rastet që kemi trajtuar këtu janë të lehta si pickime nga grerëzat apo bletët, djegie nga dielli, hipertensioni. Në këtë qendër jemi të pajisur me të gjitha medikamentet e nevojshme në raste urgjence si dhe EKG apo edhe oksigjen. Kjo na ka ndihmuar shumë të trajtojmë rastet e urgjencës” tha Murati.

Për rastet e rënda mjekja Ejona Murati thotë se bashkëpunohet me spitalin e Durrësit.

Vitet e fundit rruga nga Gjiri i Lalzit deri tek Kepi i Rodonit po përdoret nga të apasionuarit e udhëtimeve me biçikleta. Se çfarë ndjesie të jep një udhëtim i tillë disa prej gazetarëve e provuan vetë duke përshkuar një pjesë të rrugës me biçikletë.

Për këtë element të turizmit të aventurës Ministrja Ekonomi dha këtë koment:

“Për ne në fakt është një kënaqësi e madhe që paketat turistike bëhen të kombinuara dhe sot ky është rasti për ta parë nga afër se si shfrytëzohet kjo lloj mundësie për ata që janë të apasionuar të udhëtojnë me biçikletë në këtë zonë. Ky element na ndihmon të kuptojmë se si mund të pasurohet një paketë turistike në një zonë të vogël gjeografike.  Në hyrje të Gjirit të Lalzit ne pamë një biznes që ndihmon turizmin ndërsa këtu po shikojmë si është duke u zhvilluar turizmi i aventurës. Të gjithë këto element mund ta joshin më shumë turistin qoftë vendas dhe të huaj”.5EKONOMI

Udhëtimi me gazetarët vijoi drejt pjesës fundore të Kepit të Rodonit për të mbërritur në Kishën e Shnandout një objekt kulti 700 vjeçar i cili çdo ditë vizitohet nga pushuesit e shumtë vendas dhe të huaj të cilët zgjedhin këtë vend për të bërë plazh.3EKONOMI

Ministrja Ekonomi duke bashkëbiseduar me gazetarët dhe vizitorët u shpreh se “falë bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës kemi arritur një dakordësi në zgjatjen e të qëndruarit hapur të këtyre qendrave muzeale.  Të tilla objekte kulti kanë rëndësinë e vet për turizmin në vendin tonë”.

Pak metra poshtë kësaj kishe ndodhet një plazh i mbushur me pushues nga ku verëhej pastërtia dhe respektimi i asaj që njihet si “stacioni i plazhit”.

Kjo zonë u ofron turistëve edhe një atraksion tjetër. Kalanë e Skënderbeut e ndërtuar buzë detit. Nëpërmjet një varke të vogël me motor udhëtimi për të mbërritur në këtë kala merr vetëm 10 minuta.4EKONOMI

Ndalesa e fundit Agri-turizëm Huqi një investim tjetër në këtë zonë i cili gjithnjë e më shumë po tërheq turistë.

Një hapësirë e gjerë buzë një liqeni artificial në shërbim të pushuesve duke servirur ushqime tradicionale tërësisht bio.

Brenda një dite në këtë zonë larmia e aktiviteteve për një turist është e shumëllojtë.

Por përse MZHETTS e ndërmori një tur të tillë me gazetarët.

Ministrja Ekonomi tha:

“Muajt e fundit ne si ministri përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit kemi organizuar ture me gazetarë nga Izraeli, Italia, Greqia dhe së fundmi nga Gjermania për ti treguar se çfarë ofron turizmi shqiptarë.  Krahas turistëve të huaj ne duam të inkurajojmë qytetarët shqiptarë të pushojnë në Shqipëri. Prandaj përmes medias duam të përcjellim situatën nga terreni se çfarë ofron kjo zonë vetëm 50 km larg Tiranës. Po të njëjtën gjë do të bëjmë edhe në të ardhmen duke udhëtuar së bashku në zona të tjera të Shqipërisë”. /java/a.k 1EKONOMI2EKONOMI

Next Post

Janë motra?! Shikoni ngjashmërinë mes xhesika Berberit dhe Gigi Hadid (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kroacia bllokon Malin e Zi në hapjen e kapitullit 31! Vetoja e Zagrebit, pengesa më e madhe në negociatat me BE

Kroacia bllokon Malin e Zi në hapjen e kapitullit 31! Vetoja e Zagrebit, pengesa më e madhe në negociatat me BE

July 28, 2026
Botërori 2026 dhe debatet/ Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin

Botërori 2026 dhe debatet/ Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin

July 28, 2026
Ambasada shqiptare në Londër ‘detyron’ BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

Ambasada shqiptare në Londër ‘detyron’ BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

July 28, 2026
Raporti i DASH: Shqipëria e rrezikuar nga sulmet kibernetike të Iranit e Rusisë

Raporti i DASH: Shqipëria e rrezikuar nga sulmet kibernetike të Iranit e Rusisë

July 28, 2026
Pavarësia, 113 vjet më pas. Fakte dhe shtrembërime…

SPAK të kërkojë menjëherë heqjen e imunitetit të Agron Shehajt!

July 28, 2026
I kërkuar nga SPAK për trafik të 8.1 tonëve drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini (Drazhi)

I kërkuar nga SPAK për trafik të 8.1 tonëve drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini (Drazhi)

July 28, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person i plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person i plagosur

July 28, 2026
“Bypass-i” i Tiranës, Karakaçi inspekton punimet: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare

“Bypass-i” i Tiranës, Karakaçi inspekton punimet: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare

July 28, 2026
UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore

UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore

July 28, 2026
Ankimi për lirimin e 25 pasurive nga sekuestro, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit

Ankimi për lirimin e 25 pasurive nga sekuestro, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In