• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Panariti kërkesë Kuvendit: 400 mln lekë shtesë për kafshët e dëmtuara nga Dermatoza

by Java News
09/12/2016 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, i kërkoi Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe, miratimin e një fondi prej 400 milionë lekësh për kompensimin e blegtorëve, lopët e të cilave kanë ngordhur nga Dermatoza Nodulare.

Ministri Panariti mori pjesë sot në Komisionin e Ekonomisë, ku deputetët dëgjuar kërkesat e tij, si dhe prioritetet e Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2017.

“I Nderuar Braçe! Të nderuar deputetë, anëtarë të këtij komisioni. Jam këtu për t’ju kërkuar mbështetje për Ministrinë e Bujqësisë, për projektet e saj. Jam këtu të kërkoj 700 milionë lekë për të ndërhyrë në të gjithë sistemin, për të shpëtuar vendin dhe zonat më të rrezikuara, nga përmbytjet. Por, më emergjentja, është kërkesa jonë prej 400 milionë lekësh, me qëllim që Ministria e Bujqësisë të përballojë kompensimin e lopëve të ngordhura nga Dermatoza Nodulare”, deklaroi Panariti.

Duke folur për arritjet e bujqësisë gjatë vitit 2016, ministri bëri të ditura shifrat para deputetëve, të cilat kanë lidhje me rritjen e prodhimeve bujqësore, me eksportet etj.

“Gjatë këtij viti, ne kemi arritur të eksportojmë jashtë edhe vezë të freskëta të kategorisë A. Në totalin e saj, bujqësia ka futur në ekonominë familjare dhe atë kombëtare, deri në fund të muajit shtator, 50 milionë euro më shumë, sesa i gjithë viti 2015. Edhe INSTAT, deklaroi se, kontributi i bujqësisë në PBB ka rritje të ndjeshme, ndërkohë që falë ndërhyrjeve tona me 100 milionë lekë të dhëna nga Qeveria gjatë vitit 2016, u shpëtuan mijëra hektarë toka bujqësore, banesa e biznese nga përmbytjet. Kjo tregon se, fondet janë perdorur me efektshmëri, kryesisht në investime”, theksoi Panariti, duke shtuar se, “vitin e ardhshëm, mekanizmi i fondit të garancisë, të gjenerojë në ekonominë shqiptare, si mënyrë për të mbështetur sipërmarrjen dhe fermerin, në vlerën e 50 milionë euro”.

“Ajo çfarë është më emergjente dhe më e ndjeshme në këto ditë, është sëmundja e gjedhit, e cila preku vendin tonë. Sëmundje që nuk ishte e njohur më parë. Ndaj kërkoj nga ky komision, miratimin e fondit prej 400 milionë lekësh, për kompensimin e kafshëve. Ne kemi menduar dhe vendosur, që çdo kafshë e dëmtuar, të zëvendësohet me kafshë të gjalla, rraca të zgjedhura, sipas zonave ku do të bëhet kompensimi. Nga shuma që po kërkojmë, janë rreth 1000 fermerë që do të përfitojnë, kafshët e të cilëve kanë ngordhur, ndërsa nga statistikat e të prekurave nga Dermatoza, mund të ketë edhe të tjera të dëmtuara. Politika jonë është e kompensimit kokë më kokë”, theksoi Ministri Panariti.

Më tej, ministri ka folur para deputetëve edhe për synimet tjera të Ministrisë së Bujqësisë, sipas të cilit, janë ndërhyrjet në sistemin e përmbytjeve dhe që ky investim të jetë i qëndrueshëm, duhen riparuar, mbathur, ndërtuar e mirëmbajtur, duhet ndërhyrë në basene, diga, argjinatura, kanale kulluese etj.

“Këto janë në vija të përgjithshme synimet kryesore të Ministrisë së Bujqësisë, ndaj kërkoj nga ju mbështetje për këtë buxhet”, theksoi Panariti.

Më pas, gjatë seancës pyetje-përgjigje me deputetët dhe diskutimeve, Ministri theksoi edhe faktin, se, prioritet i Ministrisë së Bujqësisë për vitin që vjen, janë edhe subvencionet ndaj fermerëve e blegtorëve, të cilët mund dhe duhet të aplikojnë për grandet e BE-së.

Ndërkaq, ministri foli edhe për masat në vazhdim të Ministrisë së Bujqësisë, për vaksinimin të tërësi të kafshëve dhe mbrojtjen e tyre nga plasja, tuberkulozi etj.

Arsyeja përse ministri kërkon shtim fondesh për bujqësinë, sipas tij është fakti se, veç Dermatozës Nodulare, e cila s’dihet se si mbaron, megjithëse të gjitha kafshët e paprekura po vaksinohen dhe Ministria e Bujqësisë ka siguruar të gjithë sasinë e vaksinave, “kemi shumë çështje, shumë probleme që dolën dhe dalin të paparashikuara dhe s’mund të kërkohen as në buxhet, pasi nuk mund të kalkulohen shifra për atë që nuk e dimë që do të ndodhë, siç janë sëmundjen e kafshëve, stuhitë, situatat me mot të keq etj”./express/a.k

Next Post
Ilva Tare/ Dështimi i suksesshëm i shoqërisë civile

Ilva Tare/ Dështimi i suksesshëm i shoqërisë civile

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

October 27, 2026
Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

October 27, 2026
Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

October 27, 2026
Netanyahu: Do të tregoj të vërtetën mbi veprimet e Izraelit në Kombet e Bashkuara -

Zgjedhje vendimtare në Izrael, Netanyahu në provë, pjesëmarrje rekord: Qeverisë i ka ardhur fundi

October 27, 2026
Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

October 27, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj jep lajmin për 1500 familje në Tiranë: Kredi të buta për shtëpi të reja, lista për miratim më 29 tetor

October 27, 2026
Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

October 27, 2026
Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

October 27, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Maskat” kërkojnë destabilizim, protestat drejt shuarjes/ Leka: Berisha ka bërë autogol, opozita nuk e dënoi dhunën

October 27, 2026
Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In