• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Panariti: Bujqësia shqiptare drejt falimentit, të ulet TVSH-ja për fermerët !

by Java News
26/03/2019 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dha sot alarmin për gjendjen ku ndodhet bujqësia dhe fermerët. Sipas tij bujqësia po falimenton dhe qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme për lehtësimin e barrës së fermerëve.

“Përditë e më tepër po bëhet e qartë se prodhimet e bujqësisë dhe të fshatit janë në vështirësi, qëkur qumështi po derdhet në rrugë. Mollët, patatet dhe qepët po flaken buzë rrugëve. Kafshët po dërgohen në thertore. Fermat po mbyllen. Ka një arsye dhe ka një shkak. Bujqësia te ne është e ngarkuar me taksat dhe tatimet më të lartat në Europë. Ajo nuk financohet. Fermerët nuk paguhen. Për rrjedhojë, nga mungesa e subvencioneve dhe nga taksat e tatimet më të lartat në Rajon dhe Europë, bujqësia po shkon drejt falimentit. Fermat po mbyllen, fermerët po largohen nga fshati dhe nga Shqipëria. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë sepse përndryshe falimenti do të karakterizojë të gjithë bujqësinë tonë dhe fshati do të zbrazet.”,- tha ai. Panariti propozoi uljen e TVSH-së për fermerët nga 20 në 6%.

Ka një zgjidhje. Ka një rrugë. Kjo rrugë është heqja mbi barrën e fermerit dhe të fshatit të taksave dhe tatimeve asfiksuese. Ne propozojmë që TVSH-ja në shitje për prodhimet bujqësore të ulet nga 20% në 6%, aq sa e kanë dhe vendet e Bashkimit Europian. Kjo automatikisht do të çojë në rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve bujqësore vendase dhe natyrisht tregtimin e tyre me sukses në tregjet e vendit dhe në ato të huaja. Një tjetër masë e cila do ta lehtësonte shumë bujqësinë dhe për të cilët ne angazhohemi fort, është të rifillojë edhe njëherë pagesa direkte e fermerëve, bujqërve, për çdo krerë bagëtie që ata mbarështojnë, për çdo dynym sipërfaqe apo serash të kultivuara. Kjo do të bënte që kostoja e produkteve të freskëta të ishte e ulën dhe të konkurronte në mënyrë dinjitoze dhe prodhimeve importit.

“Një masë tjetër lehtësuese për prodhimin bujqësor, do të ishte që të bëhet vetëm me furnizim të prodhimeve të vendit, i gjithë rrjeti i shkollave, i spitaleve, i qendrave shëndetësore, i forcave të armatosura, i forcave të rendit, i azileve dhe në këtë mënyrë duke i dhënë prioritet furnizimit të këtyre qendrave me prodhimeve të vendit, ne do ti jepnim frymëmarrje tregtimit të një sasie të konsiderueshme të prodhimeve bujqësore. Së katërti, të ndalet importi i produkteve bujqësore që subvencionohen në origjinë, të cilat i marrin paratë në origjinë dhe marrin para së dyti kur tregtohen në tregjet tona, duke konkurruar në mënyrë të pandershme prodhimin vendas. Duke e çuar atë në prag të falimentit. Këto katër masa që janë lehtësisht të aplikueshme, do të bënin të mundur që fermeri të kishte një shpresë, që ferma të kishte një perspektivë, që prodhimi bujqësor të kishte një rrugëdalje për të dalë në tregjet e vendit dhe në ato ndërkombëtare. Duke qenë në këtë mes burim të ardhurash për fermerët, për fshatin, që do ta mbante të lidhur fermën dhe fermerin me vendin e tij, për të mos marrë çantat dhe valixhet e emigracionit dhe për të mos e braktisur këtë vend”,- deklaroi ai.

 

/a.meta

Next Post
BE vijon thirrjet: Lënia e mandateve është kundër interesit të Shqipërisë

Ambasadori i BE/ Soreca mesazh politikës: Koha për të kapërcyer dallimet partiake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In