• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Panama Papers”/ Nisin protestat, britanikët kërkojnë largimin e Cameroon

by A R
09/04/2016 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Mijëra njerëz dolën në rrugët e Londrës në Angli, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, David Cameron.

Reagimi i tyre vjen pasi emri i babait të ndjerë të kryeministrit doli në “Dokumentet e Panamasë”. Edhe vetë kryeministri e pranoi se ka përfituar nga këto streha fiskale.

Bëhet fjalë për një shumë prej më shumë se 30 mijë sterlina. Pas kësaj, mijëra njerëz dolën përpara kryeministrisë për të kërkuar largimin e tij.

E vërteta mbi pasurinë e pabesueshme të David Cameron

Një vit- ose pak më shumë- përpara se të bëhej kryeministër, David Cameron pati një moment të sikletshëm gjatë një interviste.

Ai e kishte të vështirë të listonte pasuritë e tij. “Nuk dua të dukem sikur po bëj bisht, duke mos e ditur se sa shtëpi kam,” iu lut ai intervistuesit.

Kryeministri britanik e ka ditur gjithmonë se nëse votuesit e dinë shkallën e pasurisë së tij, do e quajnë të paaftë për të trajtuar problemet e përditshme të tyre.

Minimizimi i pasurisë së familjes së tij ka qenë jetik për suksesin e tij politik.

Kjo është arsyeja se përse është kaq toksike zbulimi i të dhënave për lidhjet e babait të tij me strehat fiskale. Për ekspertët, kjo nuk është një çudi.

Ata e dinin prej kohësh se ai bënte një jetesë të mirë duke këshilluar klientët e pasur se si të shmangin taksat. Në çdo rast, kryeministri nuk mund të jetë përgjegjës për vendimet financiare të babait të tij.

Ky i fundit e nisi biznesin në vitin 1979, kur tregjet sapo ishin hapur për investitorët britanikë.

Atëherë nuk kishte kaq ndjeshmëri politike ndaj këtyre çështjeve. Problemi i Cameron është dyshimi i vazhdueshëm se ai ka përfituar vetë nga fondet offshore.

Megjithatë duhet thënë se ai ka bërë në mënyrë të admirueshme më shumë se çdo lider tjetër botëror për të luftuar evazionin fiskal. Është thjesht fat i keq që disa prej të afërmve të tij kanë pasuri në kompani offshore.

Kjo do të thotë se ai është në konflikt të thellë me një çështje, të cilën e ka bërë prioritet kryesor politik. Gjatë viteve, ai ka punuar shumë për të krijuar iluzionin se është pak më i mirë se të tjerët. Gjatë Pashkëve, ai fluturoi me Easyjet në një destinacion turistik të përballueshëm.

Nuk është për të stili i Tony dhe Cherie Blair, që preferojnë jahtet luksoze dhe vilat e marra me qira nga princërit dhe miliarderët. Madje për ta theksuar më shumë këtë pikë, fëmijët e Cameron shkojnë në shkolla shtetërore.

Edhe shtëpia e tyre duket krejt normale nga rruga. Por e vërteta është se çifti, me të gjithë standardet që ta masësh, është shumë i pasur.

Cameron vetë thotë se ka lindur me dy lugë të argjendta në gojë. Paratë i kanë të trashëguara, por edhe të fituara. Të dy prindërit e kryeministrit ishin të pasur.

Nëna e tij, Mary rrjedh nga një deputet i pasur, që kishte në pronësi një shtëpi të madhe në Berkshire, një pronë prej 660 akrash. Babai i tij, Ian vjen nga një linjë e suksesshme bankierësh dhe financierësh.

Stërgjyshi i Cameron, Donald, la një pasuri prej 1 milionë sterlinash në testament në vitin 1958, një shumë e jashtëzakonshme për ditët e sotme.

Ian punoi shumë fort, ngriti biznesin e tij më vonë pasi u bë e ligjshme që mund të dërgosh paratë në streha fiskale jashtë vendit.

Në vitet ’70 dhe ’80 ai këshillonte të pasurit për të shmangur taksat dhe bënte një stil jetese luksoz. Katër fëmijët i çoi në shkolla private dhe bënin pushime fantastike.

Kur Ian vdiq papritur gjatë pushimeve në Francë, prona e tij atje vlente 2.74 milionë stelrina. Por sikur të mos mjaftojë kjo, edhe e shoqja, Samantha ka një goxha pasuri.

Në fakt ajo, kur ishte në të njëzetat, u thoshte njerëzve se babai i saj ishte fermer. Por Sir Reginald Sheffield ishte një baron, me prona që shkojnë mbi 20 milionë sterlina.

Kur prindërit e saj u divorcuan, mamaja, Annabel, që drejtonte rrjetin e dyqaneve Oka, u martua me një tjetër aristokrat të pasur, William Astor.

Next Post

Juristi: “Ahtisaari ua ka futur ‘këmbët në një këpucë’ me Kushtetutë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In