Presidenti francez, François Hollande përgëzoi sot Panamanë për mbështetjen e ofruar në dhënien e informacionit të nevojshëm ndaj autoriteteve tatimore franceze, pas skandalit “Panama Paper” nën dyshimin për mashtrim dhe evazion fiskal.
Hollande i cili zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Panamasë, Juan Carlos Varela vuri theksin në respektimin e angazhimeve të ndërmarra nga shtetet për të kaluar sa më shpejt të jetë e mundur në shkëmbimin e ndërsjelltë të informacioneve midis administratave tatimore”, njoftoi presidenca në një deklaratë