• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Panama”, Detaje të reja/ Ismail Mulleti u largua nga vendi më 14 mars drejt Turqisë

by A R
05/04/2016 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Pastrimit të Parave pranë policisë së shtetit, nis hetimet për akuzën e “pastrimit të parave” për emrat e shtetasve shqiptar dhe kompanitë e tyre në Shqipëri, që rezultojnë të krijuar në parajsën fiskale nga studio ligjore “Mossac Fonseca” në Panama.

ABC News ka mësuar se hetimet kanë nisur menjëherë pas publikimit të megaskandalit të njohur tashmë si “Panama Papers” dhe ku rezultojnë deri më tani edhe emri ishtetasit shqiptar Ismail Mulleti dhe ortakëve të tij.
Burimet thonë se po hetohet për akuzën e “pastrimit të parave” 52 vjeçari Mulleti, ortaku i tij izraelit Assaf Halkin dhe një shtetas zvicerian emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Krahas hetimit ndaj këtyre shtetasve, mësohet se policia ka grumbulluar një sërë provash shkresore, për kompanit që këta shtetas kanë hapur në Shqipëri, “GFI Techonologies”, “Egnatia export-import” dhe “IMAH”.
Burimet thonë se për të tre këta persona dhe kompanitë e tyre tashmë janë mbledhur të gjitha transkasionet bankare të kryera si dhe lëvizjet e parave si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.
Nga ana tjetër, ABC News ka mësuar se Ismail Mulleti që prej datës 14 mars të këtij viti nuk ndodhet në Shqipëri, pasi rezulton se ka udhëtuar drejt Turqisë por pa dhënë destinacionin final.
Ndërkohë rezulton se ishte kthyer në Tiranë më 5 mars të këtij viti po nga Turqia. Sipas të dhënave të policisë, Mulleti rezulton se ka udhëtuar shpesh nga Shqipëria drejt vendeve të ndryshme të BE-së kun ë disa raste edhe me destinacion Londrën. Gjatë këtyre udhëtimeve, rezulton se në disa raste ai është larguar nga Shqipëria me avion charter dhe po me këto lloj avionësh edhe është kthyer.
Gjithashtu edhe shtetasi izraelit Assaf Halkin, që rezulton aksioner në kompanit me shqiptarin Ismail Mulletin, është larguar nga Shqipëria. Ai rezulton se ka hyrje-dalje në Shqipëria 72 herë nga vitit 2006 kur ka hyrë për herë të parë deri më 25 shkurt të këtij viti kur ëshët larguar nga Shqipëria.
Sipas të dhënave të policisë, në të shumtën e rasteve izraelit Halkin ka hyrë nga aeroporti i rinasit duke ardhur nga turqia, Italia dhe Greqia. Ndërsa në tre raste rezulton se ka hyrë me makinë në Shqipëri nga Maqedonia dhe Mali i zi, por që mendohet se i ka përdorur transit këto shtete.
Hetuesit dyshojnë se izraeliti 45 vjeçar Halkin është një nga punonjësit e studios ligjore “Mossac Fonseca” e krijuar në parajsën fiskale në Panama dhe në Shqipëri ka ardhur si investtitor në bashkëpunim me shtetasin shqiptar Mulleti. Por dyshimet thonë se ai përfaqësonte parat e Mulletit që ndodhen në parajsën fiskale i kamufluar në Shqipëri si bashkëinvestitor.
Next Post

Fotot/ Moda e fundit, pantallona që zbulojnë të pasmet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
Tronditet Drashovica e Vlorës, shpërthen bombola në një banesë

Tronditet Lezha, tritol automjetit të një agjenti policie

March 15, 2026
Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In