• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Panairi “Work & Study”, Klosi: Arsimi profesional, rruga drejt punësimit

by
30/09/2015 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Panairi i punës dhe studimit “Work&Study”, organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe atë të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, u çel të mërkurën, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.

Në ceremoninë e hapjes merrnin pjesë ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj, personalitete nga institucionet e linjës, fusha e biznesit dhe bota akademike. Ministri Klosi, në përshëndetjen e mbajtur me këtë rast tha se “arsimi profesional është rruga drejt tregut të punës”.

Ky aktivitet, u shpreh ministri Klosi, duhet inkurajuar dhe mbështetur me qëllim që, panairi i punës dhe studimit të jetë i hapur në të gjitha ditët e vitit. “Duhet të ketë teknika për ta mbajtur hapur këtë panair. Ne si ministri, duke kërkuar mbështetjen e biznesit dhe të institucioneve të arsimit profesional, duhet të kemi mundësi që zyrat tona rajonale të punës të jenë jo vetëm zyra që presin shqetësimin e të papunëve, por edhe të orientojnë arsimin profesional dhe tregun e punës”, tha ministri Klosi.

“Qeveria do të ndërmarrë reforma për nxitjen e punësimit në vend dhe në këtë kuadër, Ministria e Mirëqenies Sociale shumë shpejtë do të paraqesë në Parlament një paketë të plotë me tre ligje për të rregulluar arsimin profesional dhe tregun e punës”, u shpreh ministri Klosi.

Panairi Foto Flor Abazi (2)Një nga këto tre ligje, sipas Klosit, është ai “Për arsimin profesional” për të pasur mundësi që të rregullojmë me ligj raportet ndërmjet arsimit profesional dhe si lidhet ai me tregun e punës. Gjithashtu do të paraqesim ligjin “e zejeve”, që do të jetë një ligj kryekëput për ata zanatçinj që jetojnë me punë të denjë, në mënyrë që të kenë mundësinë që nëpërmjet punës së denjë të krijojnë karrierën dhe bizneset e tyre dhe të hapin vende të reja pune. “Dhe ligji i tretë po aq i rëndësishëm është ligji i nxitjes së punësimit”, theksoi ai.

“Kjo paketë do të vijë në bashkëpunim me kontributin e institucioneve qeveritare, institucioneve të arsimit profesional dhe tregut të punës apo komunitetit të biznesit”, tha ministri Klosi.

Ndërsa zv.ministrja e Arsimit, Malaj, duke folur për vëmendjen e madhe që po i kushtohet arsimit dhe në veçanti arsimit profesional në vendin tonë, si faktor kyç për punësimin tha se “panairi i punës vjen në këtë edicion me një qasje të re të interesave të biznesit në raport me investimet e kryera në arsim”. Miratimi i ligjit për arsimin, do të çelë një rrugë të re në reformën e sistemit arsimor, që në partneritet me ministritë e linjës, dhomat e biznesit dhe sipërmarrjen do të kenë në kryefjalë të tyre, punësimin.

Në këtë panair marrin pjesë më shumë se 40 kompani të mëdha, agjenci punësimi dhe universitete private. Studentët, por edhe të rinjtë do të kenë mundësi të kontaktojnë me kompanitë më të njohura për të pasur një mundësi për t’u punësuar.

Panairi u krijon kushte studentëve, që gjatë kohës së studimit të punojnë me orar të pjesshëm, duke i përballuar vetë shpenzimet e studimeve

Next Post

Daçiç: Për Kosovën në UNESCO do diskutohet pas bisedimeve në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

Merrnin qentë dhe largoheshin, shpallen në kërkim administratorët e një qendre trajnimi kafshësh në Durrës

February 1, 2026
Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

Qeveria merr në administrim kompanitë e vjetra shtetërore, prej 20 vitesh janë në proces likuidimi

February 1, 2026
“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

“Ejona të dua!”, Bes Kallaku i bën dedikim partneres në koncert: Më në fund dikush më solli buzëqeshjen

February 1, 2026
Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

Rëndohet situata nga bllokimi i rrutës Librazhd–Qafë Thanë, krijohet mbi 20 km radhë makinash (FOTO)

February 1, 2026
Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

February 1, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Tiranë, 62-vjeçari humb jetën teksa ndodhej në një lokal. Dyshimet e para të policisë

February 1, 2026
Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

February 1, 2026
Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

February 1, 2026
Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

February 1, 2026
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

Iu gjetën në kamion 360 shishe verë dhe pjesë këmbimi për makina, arrestohet shoferi 37-vjeçar në Durrës

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In