• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Panairi i parë Mesdhetar i Turizmit hap dyert në Tiranë

by Java News
08/04/2017 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hapi sot dyert Panairi i Parë Mesdhetar i Turizmit,  në Expocity,  Tiranë i cili synon ta fusë Shqipërinë në kalendarin ndërkombëtar të panaireve, si dhe të jetë jetë një pikë takimi i një rëndësie rajonale mes subjekteve që operojnë në këtë sektor. Në ceremoninë e hapjes mori pjesë Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes znj Milva Ekonomi, e cila në mënyrë simbolike preu dhe shiritin e këtij panairi të parë, duke uruar që ai të bëhet i përvitshëm dhe të sjellë një vlerë të shtuar në turizmin shqiptar.  

Në këtë panair janë 72 stenda dhe rreth 120 subjekte, ku risi është prezantimi i secilës Bashki të vendit, që nga Malësia e Madh e deri në Sarandë. Produktet e paraqitura në këtë panair janë nga më të larmishmet, që nga paketat turistike,  produktet e kulinarisë, kostumografisë, punimeve artizanale  e gjithçka tjetër të bukur dhe me vlerë që ka vendi ynë. Gjithashtu merrnin pjesë agjenci turistike nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, nga Italia, nga Greqia, të përfaqësuara nga ambasadat që i takojnë zonës së Mesdheut . Ky panair që do të zgjasë dy ditë (8-9 prill) u organizua nën kujdesin  e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes me bashkëorganizatorë  Agjencinë Kombëtare të Turizmit, Unioni Turistik Shqiptar dhe Shoqata Turistike Shqiptare.

Ceremonia sot nisi me këngë e valle popullore nga trevat e Shqipërisë, të cilat u përformuan në stendën kryesore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Në ceremoninë e hapjes Ministrja Ekonomi mbajti një fjalë ku përshëndeti gjithë të ftuarit dhe pjesëmarrësit. Ajo u shpreh shumë entuziaste që më në fund Shqipëria ia doli të porganizojë një panair të sajin dhe të mos jetë thjesht pjesëmarrëse në panaire turizmi në botë. Duke shfrytëzuar këtë mundësi Ministrja ndau gjithë arritjet e Shqipërisë në Turizëm, vecanërisht vitin e fundit të cilat kanë qenë të shumta dhe e kanë renditur Shqipërinë mjaft mirë në zhvillimin e këtij sektori, hapjen e vendeve të punës, sigurinë, dhe hapjen e Shqipërisë pra brandimin e saj në botë.

Next Post
Ambasadori amerikan: Serbia, më pranë BE-së se sa Rusisë

Ambasadori amerikan: Serbia, më pranë BE-së se sa Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

Korridori Blu, Karakaçi: Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis ndërtimin brenda këtij viti

August 27, 2026
Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

Champions/ Viking dhe Slovan “përrallat” e fundit! Sot hidhet shorti, ja si ndahen vazot!

August 27, 2026
Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

Plot me turistë, Rama publikon pamjet nga Thethi: Magjia mes Alpeve Shqiptare

August 27, 2026
Shpërthim në një lokal në Vlorë, shkaktohen dëme materiale, policia jep detaje

E rëndë në Lungomare të Vlorës, qëllohet me sqepar në kokë një 61-vjeçare

August 27, 2026
Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

Qytetet më të “shkreta”/ Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë, Durrësi vetëm 20,6%

August 27, 2026
Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

Në Shqipëri vijnë aziatikët për të punuar, kurse Italia po merr punonjësit tanë të tekstileve

August 27, 2026
Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?

August 27, 2026
Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, caktohet pas 27 vitesh gjyqi për të akuzuarin si organizatori kryesor

August 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa shkojnë temperaturat

Diell në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme, ja sa do shënojë termometri

August 27, 2026
Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com