• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Panairi i nxënësve për 1 Qershorin/ Manastirliu: Programin “Art, Zeje, Sport” do ta shtrijmë në të gjitha shkollat

by A R
01/06/2024 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, organizuan Panairin “Art, Zeje, Sport”, me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Në ditën më të veçantë për fëmijët Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte bashkë me ta për të festuar dhe për të parë nga afër punimet kreative të nxënësve që u promovuan në këtë panair.

“Jam shumë e kënaqur që sot jam mes jush në një organizim fantastik të një panairi i cili transmeton të gjitha traditat, kulturat dhe artin përmes punimeve të fëmijëve,” tha Ministrja Manastirliu.

Ajo theksoi rëndësinë e Programit Kombëtar “Art, Zeje, Sport”, i cili ka bërë të mundur nxitjen dhe promovimin e kreativitetit në shkolla.

“Programi kombëtar “Art dhe Zeje” është një prej programeve që lindi dy vote më parë dhe që ka bërë të mundur që në 200 shkolla në të gjithë vendin nga veriu në jug ne të mundemi që të stimulojmë dhe promovojmë kreativitetin e fëmijëve. Të mundemi që të transmetojmë kulturën dhe traditën shqiptare”, tha Manastirliu.

Programi ka angazhuar mbi 700 mësues në 200 shkolla deri tani dhe synimi është që të shtrihet në të gjithë shkollat në vend.

“Unë jam e bindur se shumë prej jush përmes programit “Art dhe Zeje” kanë zbuluar talente që i kanë pasur të fshehura dhe shumë mësues dinë se ku mund të mbjellin akoma më shumë aftësitë dhe njohuritë në mënyrë që talentet që ne sot kemi në shkollat tona të mundemi që t’i rrisim, t’i ndjekim dhe t’i promovojmë edhe në të ardhmen. Ndaj dhe këtë program “Art dhe Zeje”, ne kemi vendosur që ta shtrijmë edhe në shkolla të tjera duke bërë të mundur që vitin e ri shkollor ta shtrijmë edhe në 100 shkolla të tjera dhe të arrijmë që në vitet e ardhshme programin “Art dhe Zeje” si një program jashtë programit mësimor të angazhojë të gjithë nxënësit, në të gjithë vendin”, shtoi Ministrja Manastirliu.

Qëllimi i këtij programi është të inkurajojë mësimin e artit dhe punimeve artizanale përmes veprimtarive praktike, të nxisë aftësitë sipërmarrëse të nxënësve dhe të promovojë vlerat e komunitetit dhe trashëgimisë kulturore.

Gjatë zbatimit të programit janë organizuar panaire dhe evente artistike në shkolla, duke finalizuar angazhimin e pjesëmarrësve me këtë panair të madh që u mbajt në Tiranë me rastin e 1 Qershorit.

/a.r

Next Post
U tha se janë ndarë, veprimi i fundit i Bes Kallakut ndaj Xhensilës ngre sërish dyshime!

Çfarë kërkoi Besi në momentin e fundit? Zbulohen detaje të reja nga divorci me Xhensilën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In