Ditë jo të mira për kosovarët e librit. Panairi i Librit në Ulqin tashmë i ka bërë 15 vjet, aq sa është edhe moskomunikimi i organizatorëve të kësaj ngjarjeje kulturore me Shoqatën e Botuesve të Kosovës, thonë kosovarët. Veç ministrit të Kulturës, Kujtim Shala, dhe katër shtëpive botuese kosovare që kanë shkuar individualisht, botuesit e tjerë nuk kanë marrë pjesë në “Ulqini 2015”.
Retorikën politike për bashkëpunim midis dy vendeve në fushën e librit e ka bërë tejet të zbehtë gjendja në praktikë. Shoqata e Botuesve të Kosovës nuk ka pranuar kurrfarë ftese për të marrë pjesë në Panairin e Librit që është hapur të dielën mbrëma në Ulqin.