• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A duhet të mos nguteshim me Ligjin e Turizmit?

by
28/07/2015 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Nuk dimë sesi do të reagojnë zyrtarët shqiptarë të turizmit, kur kosovarëve do t’u liberalizohen vizat. Jo se nuk do të gëzojnë, por është interesante t’i dëgjojmë në argument sesi do të justifikohen për atë fluks të madh të bashkëkombësve tanë, që me shumë gjasa do të drejtohet menjëherë gjetkë.

Kjo të shkon ndërmend, këto orë, teksa po diskutohet për Draftin e ri të turizmit, që duket se do kalojë në parlament me fuqinë e votave. Të panjohurat që ai po lë pas tregojnë se ky ligj kishte nevojë të maturohej shumë, para se të kalonte ngutazi për miratim. Dhe, ashtu si ndodh në Shqipëri, me ligjet e rëndësishme, Maxhoranca thotë se është diskutuar shumë kurse Opozita mëton të kundërtën,

Në fakt, me këtë ligj mëtohet se po bëhet një hap drejt formalizimit të turizmit, pas Ligjit të vitit 1993. Ky dokument, sipas përkrahësve saj, krijon mekanizmat që shteti në partneritetet me investitorët të krijojë kushte për hapjen e një perspektive të re në sektor. I cili po vuan pa fund, së pari me kuadrin ligjor, por edhe me formën, që ka kjo fushë. Vetëm të mendosh se brenda katër viteve të fundit është në sqetullën e Ministrisë së tretë.

Quhet si eveniment kapitulli i investimeve. Që do të thotë se me ligjin e ri, pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetit apo të pushtetit vendor, në zonat me përparësi turizmin do të jenë nën menaxhimin e plotë të ministrisë së Ahmetajt dhe pushteti vendor nuk do të ketë më asnjë të drejtë të marrë vendime për pronësinë në këto zona. Një veprim i drejtë për të cilin nuk ka asnjë mëdyshje me atë barbari që ka bërë pushteti lokal në vitet e fundit, por mungesa e një formule e bën që qeveria qendrore të ketë akses të tepruar, që do të thotë se shumë gjëra do humbasin dhe tjetërsohen në burokracinë e frikshme. Të mendosh certifikimet e hoteleve me yjet-kinse, operatorët e ndryshëm, cilësinë që afrojmë, dhe qiratë e ndryshme, por më shumë nga të gjitha problemin e pazgjidhur të pronësisë, bindesh sepse në Shqipëri nuk ka asnjë investim serioz në turizëm.

 Ligji i ri për turizmin parashikon që ministria e ekonomisë të jetë dikasteri që vendos për t’u dhënë kompanive të ndryshme me konçension,  pronat që gjykohet se janë për turizëm për 99 vitet e ardhshme, kjo sipas parimit tokë me 1 euro. E dimë se çfarë solli, ky parim në qeverinë e mëparshme. Por më shumë nga të gjitha, dimë mirë ligjshmërinë, që i bën të gjithë të rrinë larg vendit tonë, ku as nuk respektohet fare prona private. Dhe, të mendosh vetëm kalvarin e pronarëve të bregdetit, bindesh, që ligji ka nevojë për shumë kohë të maturohet dhe të këshillohet.

Shqipëria ka një ligj të vitit 1993, që me zhvillimet e vendit dhe ambiciet e qeverisë Rama, ia vlen t’i bëhet përmirësim për kushtet e reja, por ai nuk e ndihmon dot zhvillimin e turizmit, atë që e themi për çdo vit, duke numëruar emigrantët dhe kosovarët. Ndaj, ligji i ri duhej të maturohej mirë dhe duhej të vendoste themele, që do t’i duheshin shumë vendit për të ardhmen e tij. Asaj të ardhme, që do të përballojë edhe momentin kur Kosova të bëjë liberalizimin e vizave dhe të ruajë Golemizimin, që na vjen aq për shtat. Ndoshta, për këtë, ligji duhej ‘të flinte’ edhe pak, sepse është realisht ligj jetik për vendin.

Next Post

Foto/ Kate Upton nxjerr të pasmet në shesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

April 14, 2026
Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

April 14, 2026
Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

April 14, 2026
Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

April 14, 2026
Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

April 14, 2026
Zjarri në Tiranë/ Lamallari viziton në spital të lënduarit: Bëmë gjithçka për të mos patur pasoja në jetë

Zjarri në Tiranë/ Lamallari viziton në spital të lënduarit: Bëmë gjithçka për të mos patur pasoja në jetë

April 14, 2026
Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës: Po marrim masa për strehimin e qytetarëve të mbetur jashtë

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës: Po marrim masa për strehimin e qytetarëve të mbetur jashtë

April 14, 2026
Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

Grup pune për verifikimin e shkaqeve të zjarrit në pallatin në Tiranë, Sula: Kontrolle nëse sistemet e sigurisë kanë qenë funksionale ose jo

April 14, 2026
Gjenerali i Trump gati për Shqipërinë/ Bimo: Emërimi i Wendt tregon se Uashingtoni është më afër Tiranës

Gjenerali i Trump gati për Shqipërinë/ Bimo: Emërimi i Wendt tregon se Uashingtoni është më afër Tiranës

April 14, 2026
Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë/ Brataj: Në total 11 pacientë të prekur, një person i shtruar me djegie 15 %!

Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë/ Brataj: Në total 11 pacientë të prekur, një person i shtruar me djegie 15 %!

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In