• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Panairi i librit/ Ndahen çmimet e letërsisë, njihuni me fituesit

by Java News
18/11/2018 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë përpara përfundimit të edicionit të 21 të Panairit të Librit, janë ndarë çmimet e këtij viti. Juria e përbërë nga 5 anëtarë: Lili Sula, pedagoge në UT, Shefe e Departamentit të Letërsisë (Kryetare e Jurisë), Agim Baçi – kritik letrar, Arta Marku – gazetare e kulturës, përkthyese, Ledia Dushi – përkthyese dhe Rudi Erebara – shkrimtar për afro 3 muaj është mbledhur për të përzgjedhur veprat më të mira.

Çmimi i karrierës iu dha shkrimtarit Kim Mehmeti me motivacionin: “Për stilin origjinal në krijimin e polifonisë artistike që karakterizon romanin Pusi, si dhe gjithë veprën e tij letrare.”

Çmimet e tjera:

Çmimi për krijimtarinë origjinale më të mirë të vitit i jepet autorit Brajan Sukaj me romanin “Ciklopi”,  me motivacionin: “Për ndjeshmërinë e thellë njerëzore të përcjellë përmes një ligjërimi sa real aq edhe fantastik.

Çmimi për përkthimin më të mirë i jepet znj. Donika Omari për përkthimin e romanit Nga ana e princeshës së vdekur, të autores Kenize Mourand, me motivacionin: “Për shqipërimin dhe gërshetimin mjeshtëror të identitetit gjuhësor dhe artistik.”

Çmimi inkurajues i jepet autores  Iva Nikolli për romanin Vetëm për ty, me motivacionin: “Për befasinë dhe origjinalitetin në kërkimin dhe përshkrimin e njerëzores.”

Çmimi inkurajues i jepet autores Flogerta Krypi për librin “Gjithçka rreth asgjësë”, me motivacionin: “Për befasinë dhe origjinalitetin në kërkimin dhe përshkrimin e njerëzores.”

Çmimi për përkthimet nga frëngjishtja, dhënë nga Ambasada Francese shkoi për Ilia Lengu për “Të drejtët”- A.Kamy

Çmimi Special i jepet Zef Skiro Di Maxha për librin “Poemat arbëreshe”.

Për këtë edicion të Panairit të Librit, juria ka pasur në shqyrtim 131 vepra, 50% kanë qenë vepra të shkruara në shqip dhe 50% në gjuhë të huaj.  Kanë mbizotëruar në këtë panir vepra të përkthyera nga gjuhët europiane si italishtja, gjermanishtja, anglishtja dhe frëngjishtja më shumë.

Stendat në këtë edicion të Panairit të Librit kanë më shumë krijimtari dhe vepra të përkthyera, ndërsa lexuesi është shumë më tepër i orintuar për të lexuar letërsinë e pëkthyer dhe autorë të huaj.

Rreth 70 % e librave që juria ka marrë në shqyrtim ka qënë në prozë, ku sundon zhanri i romanit.

Tipar i këtij ediconi është letërsia për fëmijë, që vjen shumë mirë e përkthyer, por ka shumë pak letërsi origjinale artistike.

a.ç

Next Post
De Biazi: Jam i lumtur për Ermal Metën, edhe një kushëriri im në Berlin e ndihmoi me vota

De Biasi mbron Panuçin: Bëri gjithçka, skuadra kishte mungesa!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In