Në panairin e librit gazetarja e njohur Eni Vasili paraqitet me një përkthim. Bëhet fjalë për një libër të Presidentit të Senatit të Republikës italiane Pietro Grasso, ish -kryeprokurori i antimafias. Vasili shpjegon arsyet se përse zgjodhi pikërisht këtë libër të shtëpisë botuese OMBRA GvG.
“Ndjeva që duhet të përktheja këtë libër sepse është dëshmi e një jete plot me përpjekje kundër fenomenit të tmerrshëm që është mafia. Është një histori i treguar prej njërit prej atyre që lulftuan në radhët e para e që më së miri dokumenton të thëna e të pathëna më parë. Është një vepër që informon, por në të njëjtën kohë është edhe akt denoncimi që arrin lexuesi i mbushur me emocioent e dikujt që sakrifikoi miq e të daashur, por ndjeu dhe vetë shumë pranë, rrezikun e kërcënimet. Prandaj mbush shpresë e mbart vlera mëse aktuale”, -tha Vasili.