Në Shëngjin të Lezhës u çel sot Panairi i Artizanatit.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, vlerësoi këtë aktivitet si eventin që promovon bizneset kreative, sipërmarrjet inovative, start up-ve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Në këtë panair u ekspozuan punime artizane nga Shkodra, Kruja, Tirana, Mirëdita, Fushë- Arrëzi, Lezha, etj. me motive të Trashëgimisë Kulturore të përpunuara në punime artistike.
Denaj tha se, pjesëmarrja e bizneseve nga gjithë Shqipëria, promovojnë vlerat dhe traditat e çdo krahine, biznese që janë promotore të zhvillimit të ekonomive lokale dhe rurale.
Turistët e shumtë vlerësuan dhe përgëzuan produktet e ndryshme që mbartin e përcjellin histori, art, kulturë.
Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Bashkisë Lezhë.
/a.r