Shoqata e Botuesve Shqiptarë njoftoi se, Panairi i 18-të i Librit Tirana 2015-të, do të nis më 11 nëntor dhe do të zgjasë deri më 15 të këtij muaji, një aktivitet ky tradicional i cili organizohet nga viti 1998. Ky Panair është ngjarja më e madhe kulturore në pasqyrimin e veprimtarisë librore që zhvillohet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë. Panairi i Librit do të shndërrohet në një ngjarje të rëndësishme kulturore për botën shqiptare, që do të ketë si objekt paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim në harkun kohor të një viti nëntor 2014-nëntor 2015.
Gjatë 5 ditëve të Panairit do të organizohen aktivitete të shumta. Krahas çmimeve tradicionale të përvitshme të Panairit, këtë vit do të ketë një çmim të veçantë përkthimi “Fan.S.Noli”, që do të jetë figura që do të nderohet këtë vit, me rastin edhe të 50-vjetorit të vdekjes