• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjuha e rrugës

by Artur Ajazi
10/01/2025 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Oratorët e opozitës, ç’nuk nxjerrin nga goja dhe shpirti i tyre. Nga jeta private deri tek hollësitë
biografike të kundërshtarit politik. Dhe kjo medemek, na qenkësh “opozita që kërkon pushtetin”. Si ka mundësi, ti gënjejë mëndja dhe imagjinata, dhe të mendojnë se, duke u futur deri në banesat dhe familjet e kundërshtarëve politikë, do të marrin votat e shumicës së shqiptarëve ? Tek i dëgjoj se si mbajnë me gojë dhe flasin idiotësi, më duket sikur kam para vehtes, ish-anëtarët e Këshillave Popullore të lagjeve që të bën “për 1 lek” kur kishin interest e tyre. Merreshin edhe me ty, edhe me prinderit, edhe me jetën private, edhe me pantallonat, flokët, dollapin e mbushur apo jo me ushqime, etj.

Fiks, këtë mënyrë llafollogjie po përdorin edhe komisarët e Berishës. Ç’nuk thonë për Edi Ramën, Erion Veliajn, Linda Ramën, Belinda Ballukun, Elisa Spiropalin, për ministrat e rinj dhe të vjetër, për deputetët dhe deri socialistët e thjeshtë. Merren me grate, burrat, fëmijët, banesat dhe kostumet e tyre. Merren me të dashurat apo bashkëjetueset e tyre, a thua se, jemi në vitin 1974 apo 1980. Padyshim atyre u ka mbetur ora në ato vite. Dhe nuk ndahen kollaj, ashtu siç nuk ndahet kollaj edhe lideri i tyre. Në rast se ke prova për afera korruptive, apo dhe lidhje të tjera kriminale dhe abuzive, nuk ka nevojë të vësh “tellallin”, por shko në organet e drejtësisë, denonco, dorëzo provat, faktet, dhe kaq. Merren ata pastaj me çdo shkelje ligjore, apo dhe vepër kriminale.

Por nuk duhet, dhe nuk të jep askush të drejtën ligjore të merresh mes sheshit dhe bulevardit, me jetën private dhe familjen e atij që e quan “kundërshtar politik”. Në PD-në e sot, Akoma jetojnë me citatet e Mao Ce Dunit, jetojnë akoma me mentalitetin kinez “demasko armikun e klasës, dhe atë që është kundër kryetarit Mao”. Gjuha e rrugës nga opozitarët e paeuropianizuar përdoret në Parlament, në komisione parlamentare, në protesta, në konferenca shtypi, në studio televizive, në biseda të përditshme, në komente politike, dhe ambiente të tjera.

Nuk po lënë njeri pa baltosur. Nuk po lënë deputet, minister, kryeminister, apo dhe zyrtarë të rrangjeve të tjera, pa baltosur, dhe nuk e dinë se, çdo akt i tillë, po u përkthehet në qindra e mijëra vota kundër, që do tu sjellë humbjen në 11 Maj. Në politikë, nuk ka vend për inate personale, pasi politika është “sheshi” ku ndeshen programet, alternativat, aftësitë, nga ku arrihen edhe bashkëpunimet historike në dobi të vendit dhe popullit.

Përdorimi i politikës për të përfituar të mira materiale, apo dhe benefite të tjera personale dhe familjare, tregon mungesë emancipimi, formimi, dhe vizioni për të shkuar më tej. Kjo ka ndodhur, dhe po ndodh në PD, ndaj dhe ajo parti gjendet fatkeqesisht në një krizë të rëndë, nga e cila nuk po del dot.

Next Post
“Ikonë e artit shqiptar”, Erion Veliaj uron Maestro Robert Ndrenikën në ditën e lindjes

“Ikonë e artit shqiptar”, Erion Veliaj uron Maestro Robert Ndrenikën në ditën e lindjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In