• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pamjet / Rajoni grek i policisë ku vdiq Marnikollaj

by A R
18/08/2016 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky është rajoni i policisë në lagjen “Ano Patisia” në Athinë, ku humbi jetën në mënyrë të mistershme 28­vjeçari shqiptar Pëllumb Marnikollaj. I riu nga Lezha ka ndërruar jetë në rrethana ende të pasqaruara zyrtarisht më 3 gusht të këtij viti, pak kohë pasi ishte kërkuar të shkonte në rajonin e policisë për disa sqarime. Prej andej, trupi u mbajt në frigorifer në një spital të Athinës e më tej në një varrezë publike, aty ku u gjet nga familja dhe miqtë e viktimës. Familja e gjeti trupin e Pëllumb Marnikollajt vetëm pas 10 ditë kërkimesh.

Nisur nga pamja makabre mbi trup, ku ata dalluan shenja dhune, familjarët iu drejtuan Policisë së Lezhës, duke bërë aty kallëzim penal për vrasjen e njeriut të tyre, në ambientet e Policisë greke. Ekspertët mjekoligjorë në Tiranë konfirmuan dyshimet e familjes së Pëllumb Marnikollajt, se ndaj tij Policia greke ka ushtruar dhunë makabre. Fillimisht, ata këqyrën me sy të lirë trupin e viktimës 28 vjeçar, i mbërritur në Shqipëri mbrëmjen e së shtunës. Sipas ekspertëve, shenjat ishin të dukshme, por pas disa orësh nga verifikimi i imtësishëm, mësohet se mjekët shqiptarë pranojnë se mbi të riun shqiptar është ushtruar torturë. “Mbi trupin e 28­vjeçarit Marnikollaj ka shenja të dukshme të dhunës.

Janë konstatuar djegie nga shuarja në trup e cigareve. Të tilla shenja ka në gjoks dhe në shpinë. Ka nxirje në pjesë të ndryshme të trupit, hematoma të krijuara nga përdorimi i dhunës”, është bërë e njohur paraprakisht nga ekspertët mjekoligjorë të Tiranës. Me gjithë këto të dhëna, pritet ende të përgatitet raporti përfundimtar mbi shkaqet e vdekjes së të riut nga fshati Rrilë i Lezhës. Nuk konfirmohet nëse vdekja Marnikollajt i është shkaktuar nga torturat fizike të ushtruara ndaj tij apo nga arsye të tjera. Nga ana e ekspertëve po punohet për të nxjerrë konkluzionin, i cili do t’i kalojë Prokurorisë së Lezhës, ku është regjistruar çështja penale për këtë ngjarje të rëndë. /balkanweb/r.a

Next Post

Pelegrinazhi në Tomorr, policia masa për shmangien e aksidenteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In