• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pamjet apokaliptike në Greqi: Reja mbulon Athinën, tymi shkon deri në Afrikë. Flakët i afrohen parkut arkeologjik

by Java News
05/08/2021 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Imazhi satelitor nga Observatori Kombëtar i Athinës mëngjesin e sotëm ka bërë një panoramim të situatës në Mesdheun Lindor.

Një numër i madh i zjarreve në pyje janë në progres, kryesisht në Greqi dhe Turqi duke lëshuar sasi të mëdha të grimcave në hapësirë. Tymi vijon të përhapet qindra kilometra larg zjarreve duke arritur deri në Afrikën Veriore.

Përqendrimi i pluhurit mbi Greqi është shumë i lartë duke ulur cilësinë e ajrit. Në shumë zona për shkak të prezencës së lartë të grimcave vërehet mjegull.

Përmirësimi i kësaj situate pritet të nisë nga dita e premte me forcimin e trysnisë së erërave që do të largojnë grimcat nga ajri.

Ndërkohë zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët në Ilia të Greqisë dhe veçanërisht në frontin e pranë Olimpit të lashtë. Informacioni i fundit thotë se zjarri arriti një kilometër nga muzeu i Olimpisë së Lashtë, në një linjë paralele.

Qëllimi i brigadës së zjarrfikësve është të parandalojë që zjarri të arrijë në Akademinë Olimpike Ndërkombëtare dhe muzeun arkeologjik. Në të njëjtën kohë ndërprerjet e energjisë raportohen në zonën më të gjerë.

Sipas Prototthema, zjarrfikësit bëjnë një përpjekje mbinjerëzore për të ndaluar pjesën e përparme, në mënyrë që të mos kalojnë Kodrën Cronus.

Në rajon veprojnë 160 zjarrfikës, 50 automjete, 6 grupe ushtarësh, të cilët vazhdojnë të ‘luftojnë’ me flakët, ndërsa orët e ardhshme priten ndihma të reja nga forcat zjarrfikëse, pasi zjarrfikësit mbërritën dhe nga rajone të tjera të vendit.

g.kosovari

Next Post
Ndërtimi i Ujësjellësit në burimin e Sinecit fut në sherr banorët/ Grushta e shkelma mes pjesëtarëve të disa fshatrave. Policia futet për t’i ndarë

Ndërtimi i Ujësjellësit në burimin e Sinecit fut në sherr banorët/ Grushta e shkelma mes pjesëtarëve të disa fshatrave. Policia futet për t’i ndarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In