PAMJE TË RËNDA/ I moshuari rrëfen bisedën me hajdutët: “Kam vetëm 100 mijë lekë nga pensioni”

“Autorët na lidhën sytë dhe na dhunuan për rreth 1 orë”. Kështu deklaron i moshuari që dje tentuan që t’i vidhnin banesën.

Ngjarja ndodhi në fshatin Zik-Xhafaj të Kavajës, rreth orës 18:30 të pasdites. 70-vjeçari Xhaferr Dervishi referoi per BWse në kohën kur ndodhi ngjarja ishte vetëm me gruan e tij, ndërsa theksoi se nuk i njihnin autorët.

“Ne kemi një kuzhinë të vogël. Ra dera dhe thamë; ‘hyni’. Sa hapa derën, nisën të na torturonin. Na lidhën sytë dhe na dhunuan. Na kërkuan lekë, por unë u thash se; “kam 100 mijë lekë të pensionit, ua jap”. Dy veta ishin me maskë. Shteti të zbardhë ngjarjen, të gjejë autorët”, -tha i moshuari nga shtrati i një krevati i spitalit, ku gjurmët e dhunës shihen qartë. 70-vjeçari ka pësuar goditje të forta në kokë, ndërsa njollat e gjakut janë ende të freskëta.

Ndër të tjera i moshuari tha se autorët i kishin rrahur me hunj dhe grushte dhe sende të forta, ndërsa nga goditjet ai ka disa qepje në kokë dhe në fytyrë.

E moshuara tha se pas dhunës, burrit të saj i kishte rënë të fikët, ndërsa autorët i kishin mbyllur nga jashtë. Duke u gjendur përballë kësaj situate, gruaja kishte prishur dritaren dhe kishte dalë prej aty bashkë me burrin, ndërsa më pas kishte kërkuar ndihmë tek fqinjët.

Mësohet se çifti i moshuar jetonte i vetëm në banesë, ndërsa kishin 4 fëmijë emigrantë në Itali.
(BalkanWeb)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms below to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.