Militantët e ISIS e kanë festuar Kurban Bajramin me një mënyrë makabër. Në vend të kafshëve, të varur në thertore kanë qenë njerëz, të cilët janë të burgosur të grupit ekstremist. Në një prej sekuencave të videos, shfaqet një prej anëtarëve të Shtetit Islamik që kërcënon me thikë të burgosurit, dukë thënë se do i therë si qingja.
Video publikohet në një kohë kur myslimanët në mbarë botën po festonin Kurban Bajramin.
Në një nga skenat shfaqen dhe të burgosur me kokën të ulur gati për ekzekutim. Ata dyshohen se janë spiunë të amerikanëve.
BW/d.i.