• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pamje të Gjermanisë nga Lindja dhe Perëndimi

by
22/08/2015 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Bashkatdhetarë 1977 –1987”. Kështu quhet një ekspozitë e Rudi Meisel-it në Amerikahaus në Berlin. Me fotografi nga Lindja dhe Perëndimi, ekspozita tregon që prej së premtes një pamje habitëse të Gjermanisë.

Ausstellung Rudi Meisel Landsleute C/O Berlin EINSCHRÄNKUNG

Këtu kapitalizëm, atje socializëm. Po si ishte Gjermania e viteve 1970 dhe 1980? Si jetonin njerëzit këtu dhe atje, në këtë dhe në atë anë të Murit dhe të telave me gjemba? Një njeri që fiksoi në fotografi jetën e përditshme të njerëzve duke e dokumentuar atë për pasardhësit ishte fotografi gjermanoperëndimor Rudi Meisel. Si fotoreporter, Meiseli ishte për një dekadë kalues profesionist i kufirit. Ai informoi për revista ndërkombëtare si Spiegel, ZEIT, Stern, Time, Newsweek, Merian dhe Geo. Në udhëtimet e tij të dendura në RDGJ, pranë tij kishte mbikqyrës. Por kjo nuk ia kufizoi vështrimin Meiselit.

Herë shihen njerëz që presin të ulur në një stol në stacionin e metrosë Alexanderplatz të Berlinit Lindor, ku më tej një çift i ri shihet i zhytur në një puthje me afsh. Pastaj të del para syve pamja tronditëse e trishtuar e një blloku ndërtesash të reja në Halle – Neustadt, modernizmi i të cilit është në kontrast me rrugën pranë me baltë, ngaqë nuk është e rrethuar. Në fotografinë tjetër sheh shtëpiake me përparëse duke biseduar të gëzuara para derës së shtëpisë në Wernigerode. Të rinj shihen që ngrenë në Essen një balonë. Një grua studion zinxhirin e një tanku në ditën e Berlinit Përëndimor të forcave të armatosura: fotografitë e Rudi Meiselit janë dëshmi me vlerë të kohës.

Ausstellung Rudi Meisel Landsleute C/O Berlin EINSCHRÄNKUNG

Fotografitë e Meiselit e ruajnë vlerën edhe pas ribashkimit

Syri i tij kap momentin dhe e tendos atë për përjetësinë. Kështu e qeshura, e puthura ose vështrimi skeptik, e ruajnë vlerën edhe pas ribashkimit të Gjermanisë. “Rehat mikroborgjez, blloqe banesash jo tërheqëse, muhabeti i fqinjëve, rebelimi i të rinjve, festa popullore që nuk zgjasin dhe rrugë gati të shkatërruara” shkruan drejtori i ekspozitës Felix Hoffmann në një tekst shoqërues “të iritojnë dhe të habisin përtej ngjashmërisë së tematikës”. Por artisti vetë çfarë thotë? “Ishte e njëjta atmosferë mbytëse në Perëndim dhe në Lindje. Vetëm se atmosfera mbytëse e Perëndimit zbukurohej me disa shirita kromatikë”.

Ausstellung Rudi Meisel Landsleute C/O Berlin EINSCHRÄNKUNG

Rudi Meisel, i datëlindjes 1949 është me origjinë nga Wilhelmshaveni dhe u rrit në Osnabrück. Pasi studioi për fotografi në Folkwangschule në Essen, prej vitit 1971 ai punoi si fotograf reportazhesh në profesion të lirë, më vonë si fotograf për arkitekturën, midis të tjerash për Norman Foster. Për veprat e tij Rudi Meiselin e kanë nderuar me disa çmime. Sot ai jeton dhe punon në Berlin.

Next Post

Meshkuj, po t’i bëni këto 6 metoda, femrat do t’iu lusin për seks!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me turistë nga Portugalia, Gjermania dhe Anglia: “MONET” mbërrin në Vlorë

Me turistë nga Portugalia, Gjermania dhe Anglia: “MONET” mbërrin në Vlorë

April 24, 2026
“Sytë m’i lidhën me çorapet e mia të gjakosura. Nëse do të përpiqesha të arratisesha, do të më vrisnin”

“Sytë m’i lidhën me çorapet e mia të gjakosura. Nëse do të përpiqesha të arratisesha, do të më vrisnin”

April 24, 2026
Qeveria rrit shpërblimet për sportistët elitarë, mbështetja deri në 75% më shumë

Qeveria rrit shpërblimet për sportistët elitarë, mbështetja deri në 75% më shumë

April 24, 2026
Nuk mbështeti SHBA-të në luftë, Pentagoni mund të përjashtojë Spanjën nga NATO

Nuk mbështeti SHBA-të në luftë, Pentagoni mund të përjashtojë Spanjën nga NATO

April 24, 2026
Qeveria miraton 4 zona të tjera prioritare, Demo: Interes për paketën e maleve edhe nga Diaspora

Qeveria miraton 4 zona të tjera prioritare, Demo: Interes për paketën e maleve edhe nga Diaspora

April 24, 2026
“Materiale ndërtimi që BE nuk i përdor”, Bici: Me sigurinë nuk duhet ceduar fare!

Si ndodhi zjarri te “Farmacia 10”, hetuesit marrin në pyetje 5 fëmijët që dyshohen se e nisën

April 24, 2026
1500 banesa të reja deri në 2029… Çfarë përfshin programi qeverisës ‘Rama 4’ për politikat sociale

Deri më 19 maj faza e parë e aplikimit për kreditë e buta, ja kriteret që duhet të plotësoni

April 24, 2026
Kërkesa e SPAK për Bllakon, 5 deputetë të PD kërkojnë mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Kuvendi shpall dy vende vakante në KLGJ për pedagogët e Drejtësisë, kushtet dhe afatet e aplikimit

April 24, 2026
Shkak vendosja e tavolinave midis dy lokaleve, zbardhet plagosja te pazari i vjetër në Korçë

Shkak vendosja e tavolinave midis dy lokaleve, zbardhet plagosja te pazari i vjetër në Korçë

April 24, 2026
CNN: SHBA planifikon të sulmojnë Iranin në Hormuz, nëse dështon armëpushimi

CNN: SHBA planifikon të sulmojnë Iranin në Hormuz, nëse dështon armëpushimi

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In