Një ortek bore ka rrezikuar jetën e një fadromisti, mesditën e sotme, në Shkodër.
Gazetari Senad Nikshiqi sjell pamjet e frikshme në redaksinë e “BalkanWeb”, nga vendi i quajtur “Shkami i Shaljaneve”, që tregojnë momentin e rënies së ortekut, duke rrezikuar jetën e shtetasit Gëzim Lumaj.
Teksa fadroma ishte duke punuar në hapjen e aksit Vermosh-Budaç, në Njësinë Kelmend të Malësisë së Madhe, papritmas një ortek bore ka rënë në rrugë mbi fadromën, që drejtohej nga Lumaj, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa dëmtime. BW