Astronautët në pjesë të Afrikës janë gostitur me një unazë madhështore të zjarrit në qiell gjersa dielli gati sa u errësua plotësisht.
Eklipsi unazor ndodh kur hëna është më larg Tokës se gjatë një eklipsi total, shkruan BBC, përcjell Express.
Rezultati i saj është një rreth i ndritshëm i rrezeve të diellit që rrethon një bërthamë të zezë e turbullt.
Pamjet më të mira të eklipsit janë parë në Tanzani, ku kjo ngjarje zgjati gati tre minuta.
Eklipsi mund po ashtu të shihet nga pjesë të Gabonit, Republikës së Kongos, Republikës Demokratike të Kongos, Madagaskarit dhe ishullit francez të Oqeanit Indian, La Reunion.
Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë e eklipsit: