• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pamje më të rënda se Thethi i kemi parë në Hamallajn e Kakomenë e Berishës”, gazetari: PD e bëri ‘lesh e li’ pronën!

by A R
13/07/2025 00:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një debat të ashpër mbi çështjen e prishjes së ndërtimeve pa leje, që kulmoi me aksionin e IKMT-së në Theth, gazetari Ardit Rada u përplas në studion e “Off the Record”, me zyrtarin e Partisë Demokratike, Dorian Teliti.

Tensioni u ndez mes të dyve, kur gazetari kujtoi aksionet e kohës së qeverisë së djathtë, drejtuar nga Sali Berisha, në Hamallaj dhe Kakome, për të cilat Rada tha se kanë ofruar pamje më të rënda sesa ato që po shohim sot në Theth.


“Panorama që ne shohim mbart një dramë njerëzore sepse bëhet fjalë për investime, kursime të qytetarëve dhe në fund të ditës pasojat bien mbi to, qoftë zhgënjimi dhe pesha financiare. E kuptoj dhe nevojën, e format e shtetit për të ndërhyrë sepse me thënë të drejtën ne jemi të gjithë aq të rritur sa për të mbajtur mend se këto pamje i kemi parë edhe në Hamallaj në 2008 dhe në Kakome në 2010. Dhe i kemi parë edhe më të këqija kur qytetarët morën hunjtë, molotovët edhe kallashnikovët dhe i qëlluan policisë dhe RENEA-s, qoftë për zaptimin e Kakomesë në 2010, ashtu edhe në 2008 në Hamallaj kur vajtën për prishjen e ndërtimeve pa leje. Dhe pastaj ne e dimë edhe fatin e Hamallajt se çfarë u bë pas asaj dite kur shteti fitoi ndaj qytetarëve me dhunën e tij. Dua të them se politika në raport me pronën private janë bashkë. Si opozita, si mazhoranca e sotme, si ajo e djeshmja, kanë luftuar kundër pronës private në Shqipëri. U kanë bërë cirk njerëzve për ta legalizuar dhe për t’ia kthyer pronën private. Nuk e duan qytetarin të pavarur me ekonominë e tij dhe këto janë pasojat kur shteti të mban zvarrë. Të mbush mendjen mos paguaj taksa, drita ujë dhe pastaj kur vjen shteti të rrëzon poshtë dhe s’ka derë gjykate ku ti mund të fitosh ndonjëfarë të drejte në këtë histori. Ti më thua po e relativizon. Unë po të them, pamje më të këqija se Thethi ne kemi parë në Kakomenë dhe Hamallajn e Sali Berishës. Kaq, e kupton këtë? Hyni në Youtube dhe nxirrni pamjet atje”, iu drejtua Rada-Telitit.

Sa kohë, zyrtari demokrat e kundërshtonte, gazetari shtoi se “këtë lesh e li me pronat”, e kanë bërë ata “që merren me politikë”.

“Ju e keni ngatërruar pronën, ju e keni sjellë pronën në këtë farë feje. Sa herë vini në pushtet… Unë mendoj se politika nuk ka moral të ndërhyjë, mazhoranca e para, ju të dytët të ndërhyni në çështje sociale të tilla, sepse jeni ju shkaktarët që çështja e pronës është në këtë farë feje në Shqipëri. Jeni bashkëfajtorë. Jo vetëm në Theth por kudo. Je bashkëfajtor sepse nuk kishte certifikatë pronësie ai dhe vajti Rama ia grisi. S’ia ke dhënë as ti për 20 vjet certifikatën e pronësisë”, u shpreh Rada me tone të ashpra në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Fajin për kaosin e krijuar me pronat në vend, në vijim e pranoi edhe Teliti, duke u shprehur se “PD ka kusuret e veta”.

“More zotëri, kemi dhe ne fajet tona por nuk barazohemi dot sot. Ne kemi gabimin dy, këta e kanë gabimin pesë. Shteti i ka lejuar. Shteti ka qenë bashkëpunëtor në rastin e Thethit dhe 30 vite ndërtime pa leje, ndaj është detyrë e shtetit që ta tolerojë dhe të gjejë rrugët për ta ligjëruar këtë lloj fenomeni. Sepse ka një parim ndërkombëtar, që kur shteti lejon për një periudhë të gjatë kohe një fenomen antiligjor, antiligji automatikisht bëhet ligj dhe qytetari do të mbrohet në fund fare dhe shteti s’mund të thotë sot hyp në pemë, nesër zbrit nga pema”, iu përgjigj Teliti – Radës në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Sakaq gazetari ngriti dyshime edhe për klientelizëm në PD, teksa komentonte përplasjen e sotme në Theth të Luçiano Boçit dhe Bardh Spahisë me policinë, ndërkohë që shembja e strukturave vijonte të kryhej nga IKMT.

“U tha që ka qenë prezent opozita që ditën e parë. Opozita është e pranishme në çdo cep të vendit se ka kryetar partie. Unë e di që edhe po të mos shkonte kryetarja e Shkodrës, është kryetari i PD së Thethit atje dhe ju prapë do thoshit që ishim aty. Problemi është se çfarë zgjidh opozita në këtë mes me ndërhyrjen e saj. Në një qark që pretendon se e ka bastion dhe ku nxjerr mandate mjaftueshëm dhe shkojnë dy veta ditën e pestë të aksionit, kur ka mbaruar gjithçka. Tani unë nuk kam të drejtë të dyshoj këtu për klientelizëm”, tha Rada.

Next Post
Vijon aksioni në Theth, prishen 60 ndërtime pa leje por nuk mungojnë tensionet

Vijon aksioni në Theth, prishen 60 ndërtime pa leje por nuk mungojnë tensionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Digjen 3 automjete në rrugën ‘Çamëria’ në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Digjen 3 automjete në rrugën ‘Çamëria’ në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

May 17, 2026
SHBA-të dhe Izraeli po përgatiten të rifillojnë sulmin ndaj Iranit javën e ardhshme?

SHBA-të dhe Izraeli po përgatiten të rifillojnë sulmin ndaj Iranit javën e ardhshme?

May 17, 2026
Finalja plot ngjyra e Eurovision 2026, La Repubblica vlerëson me notë performancat më të mira dhe të këqija të mbrëmjes

Finalja plot ngjyra e Eurovision 2026, La Repubblica vlerëson me notë performancat më të mira dhe të këqija të mbrëmjes

May 17, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

Berisha dhe parimorët e karrigeve

May 17, 2026
“Së shpejti do të vijë lajmi i ri”, Rama për rezolutën e integrimit: Opozita e ka kuptuar se bllokimi nuk ekziston

“Së shpejti do të vijë lajmi i ri”, Rama për rezolutën e integrimit: Opozita e ka kuptuar se bllokimi nuk ekziston

May 17, 2026
Europa nis negociatat me Iranin për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

Europa nis negociatat me Iranin për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

May 17, 2026
Ministri izraelit i Mbrojtjes kritikon shtetet europiane që bojkotuan Eurovision-in

Ministri izraelit i Mbrojtjes kritikon shtetet europiane që bojkotuan Eurovision-in

May 17, 2026
Associated Press rendit performancën e Alisit në 10 më të mirat të Eurovision: Si kolona zanore e një filmi!

Associated Press rendit performancën e Alisit në 10 më të mirat të Eurovision: Si kolona zanore e një filmi!

May 17, 2026
Shqipëria shkëlqen në “Eurovision 2026”, grumbullon 145 pikë. Portugalia na jep 12 pikë, 0 Italia

Shqipëria shkëlqen në “Eurovision 2026”, grumbullon 145 pikë. Portugalia na jep 12 pikë, 0 Italia

May 17, 2026
Gjesti i delegacionit serb në Eurovision, përpiqet të largojë flamurin e Kosovës: Nuk lejohet këtu

Gjesti i delegacionit serb në Eurovision, përpiqet të largojë flamurin e Kosovës: Nuk lejohet këtu

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In