• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pamje apokaliptike/ Zjarret përfshijnë Francën, evakuohet gadishulli Cap Ferret, qindra turistë largohen me varka

by A R
24/07/2026 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Franca po përballet me një situatë kritike nga zjarret masive që kanë përfshirë jugperëndimin e vendit, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e plotë të gadishullit Cap Ferret (Lège-Cap-Ferret), një prej destinacioneve më të njohura turistike në bregdetin Atlantik.

Qindra persona janë larguar nga zona me varka, ndërsa të tjerë po evakuohen nëpërmjet rrugës kryesore drejt Bordosë, teksa flakët vijojnë të përhapen në rajonin e Gironde.

Zjarri, i cili shpërtheu të martën në zonën e Saumos, ka djegur deri tani rreth 8.700 hektarë tokë. Autoritetet franceze kanë mobilizuar forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa Presidenti Emmanuel Macron e cilësoi situatën si “shumë të tensionuar”, veçanërisht në Gironde.

Macron bëri të ditur se Franca ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian, ndërsa në mbështetje pritet të mbërrijnë avionë zjarrfikës nga Kroacia, Portugalia, Republika Çeke dhe Sllovakia.

Një tjetër vatër e madhe zjarri në rajonin Landes, pranë qytetit të Biscarrosse, ka detyruar evakuimin e mbi 23 mijë personave. Rreth 18 mijë banorë dhe turistë u larguan nga Biscarrosse, ndërsa 5 mijë të tjerë u evakuuan nga Parentis-en-Born, përfshirë kampingje, një azil të moshuarish dhe një kamp veror për fëmijë.

Prefektja e Gironde, Sophie Brocas, urdhëroi fazën përfundimtare të evakuimit të gadishullit Cap Ferret, duke garantuar se forca të policisë do të patrullojnë zonat e boshatisura për të parandaluar grabitjet dhe aktet e vandalizmit.

Ndërkohë, edhe Spanja po përballet me një emergjencë të rëndë nga zjarret. Qeveria spanjolle shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare, pasi flakët vijojnë të jenë jashtë kontrollit në disa zona pranë Madridit.

Zjarret më problematike ndodhen në Villa del Prado, San Martín de Valdeiglesias dhe Burgohondo, ndërsa autoritetet raportojnë se megjithëse përhapja e tyre është ngadalësuar gjatë orëve të fundit, situata mbetet kritike.

Banorët e Aldea del Fresno dhe disa zonave të tjera janë evakuuar, ndërsa zjarrfikësit në të dy vendet vijojnë betejën për të vënë nën kontroll flakët.

Next Post
Ish-kryetari i Prishtinës dënohet me burgim për mosdeklarim të pasurisë

Ish-kryetari i Prishtinës dënohet me burgim për mosdeklarim të pasurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In