• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PAMECA fshikullon Llallën për “përgjimet”: Prokuroria gaboi me Çakon

by Aalison Pearse Stevens
10/10/2016 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institucionet e drejtësisë kanë gabuar në caktimin e masave të sigurisë ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi apo ndaj Emiljano Shullazit. Ky është përfundimi i misionit “PAMECA” në Shqipëri, pas vlerësimit të hetimeve kryer ndaj këtyre personave..

Lidhur me hetimet për pajisjen IMSI Catcher, “PAMECA”, evidenton faktin se prokurori që po hetonte çështjen i shkroi një letër Ambasadës Italiane në Tiranë, me kërkesë për informacion të mëtejshëm për pajisjen e përgjimit IMSI Catcher.

“Drejtori i Policisë Italiane iu përgjigj Prokurorit të Përgjithshëm Shqiptar se paisja ishte sjellë në Shqipëri bazuar në marrëveshjen dypalëshe të firmosur mes Ministrive të Brendshme Shqiptare dhe Italiane të vitit 2007. Ajo nuk është në gjendje të bëjë përgjimin e bisedave dhe përdoret vetëm për të identifikuar EMEI e telefonit dhe lokalizimin e thirrjeve telefonike. Pajisja ka qenë, gjatë të gjithë kohës, nën administrimin dhe kujdesin e Oficerëve të Policisë Italiane”, thuhet në raportin e “PAMECA”-s.

Nisur nga këto fakte, Misioni thekson se “çështja e procedimit dhe kërkesa e ndalimit nga gjykata për Drejtorin e Policisë dhe dy oficerëve të FSO dukeshin të bazuara në mosbesim dhe thjesht dyshime”.

Sa iu takon hetimeve për Emiljano Shullazin, “PAMECA” evidenton se ato nuk janë kryer në mënyrë të thelluar për të arritur një rezultat konkret në mënyrën më të shpejtë të mundshme. Faktet përshkruhen në mënyrë të vagët e të përgjithshme, pa ndonjë referencë kohore dhe vendi të sjelljes së supozuar kriminale. Për shembull, të modaliteteve të kërcënimeve të bëra, dhe pa ndonjë referencë për burimin e provave të mbledhura (përgjime, deklarime dëshmitarësh, etj.) dhe për personelin e angazhuar në hetim.”, thuhet në raportin e Misionit.

Dosja hetimore, ndaj kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, është marrë gjithashtu në vlerësim nga Pameca, ku është dalë në përfundimin se “Vendimi i Gjykatës nuk përfshin ndonjë arsyetim serioz. Në përgjithësi, vërehet një tendencë e sistemit të Gjykatave për të miratuar çdo kërkese të Prokurorisë për zbatimin e masave të sigurisë për çështje sensitive”, thuhet në raport.

Në fund, duke u ndalur të çështja e ekstradimit të Arben Frrokut, Misioni thekson se nga burimet rezulton se autoritetet holandeze nuk janë të interesuara ta mbajnë të dënuarin me burgim të përjetshëm në territorin e tyre.

ma.me

 

 

Next Post
(FOTO) Tronditet Maqedonia, zbulohet varrezë masive në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit   

(FOTO) Tronditet Maqedonia, zbulohet varrezë masive në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U raportua i zhdukur, përfundoi i vrarë në Mar-a-Lago! Çfarë dihet për 20-vjeçarin që hyri me armë në rezidencën e Trump

U raportua i zhdukur, përfundoi i vrarë në Mar-a-Lago! Çfarë dihet për 20-vjeçarin që hyri me armë në rezidencën e Trump

February 22, 2026
Deputetët e PS dhe PD bëhen bashkë: Hasi të mos preket nga reforma administrative

Deputetët e PS dhe PD bëhen bashkë: Hasi të mos preket nga reforma administrative

February 22, 2026
Qëlloi me armë 61-vjeçarin pas problemeve me pronat, arrestohet autori, në shtëpi i gjenden kallashnikov dhe tritol

Qëlloi me armë 61-vjeçarin pas problemeve me pronat, arrestohet autori, në shtëpi i gjenden kallashnikov dhe tritol

February 22, 2026
“I riu ishte gati të qëllonte”/ Hyri në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret: E urdhëruam t’i lëshonte, vendosëm ta neutralizonim

“I riu ishte gati të qëllonte”/ Hyri në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret: E urdhëruam t’i lëshonte, vendosëm ta neutralizonim

February 22, 2026
Bllokimi i qarkullimit në aksin Librazhd-Prrenjas, Balla: Po punohet për krijimin e një kalimi alternativ

Bllokimi i qarkullimit në aksin Librazhd-Prrenjas, Balla: Po punohet për krijimin e një kalimi alternativ

February 22, 2026
20-vjeçari tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Trump, vritet nga shërbimi sekret në Mar-a-Lago

20-vjeçari tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Trump, vritet nga shërbimi sekret në Mar-a-Lago

February 22, 2026
Raporti i KQZ: 118 kandidatë të PD shpenzuan 3.5 milionë euro në fushatën e 11 majit (EMRAT)

Raporti i KQZ: 118 kandidatë të PD shpenzuan 3.5 milionë euro në fushatën e 11 majit (EMRAT)

February 22, 2026
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nis pakot me fletët e votimit drejt shteteve ku jetojnë zgjedhës të regjistruar

Sërish zgjedhje në Kosovë? LDK dhe PDK në pritje të VV për Presidentin, Osmani kandidate?

February 22, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Vrasja e Egli Pashollarit, publikohet video kur autorët sulmojnë të riun dhe e godasin me thikë

February 22, 2026
Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In