Pas largimit të mazhorancës nga salla, Partia Demokratike ka vijuar seancën përmes transmetimit në Facebook.
Edi Paloka është ulur në vendin e Ruçit, por nuk kuptohet arsyeja pasi nuk ka as rend dite dhe as rregull për të mbajtur.
Ky është veprim i përsëritur në seancë, sikurse bllokimi i foltores nga opozita. Ndërkohë që në këmbë sot nuk janë çuar deputetët e LSI, por ata kanë zgjedhur të sulomojnë mazhorancën përmes deklaratave mediatike. /javanews/b.d