• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Paloka, Tabaku, Bode, Noka, Halimi – të gjithë humbën në 21 qershor

by
27/06/2015 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike jo vetëm ka pësuar një humbje të thellë në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, por e gjithë kupola drejtuese e saj, me shumë pak përjashtime konsiderohet humbëse.

Të vetmit që mes emrave të strukturave drejtuese të Partisë Demokratike mund të merren si model brenda rradhëve të demokratëve janë Aldo Bumci, i deleguar në Lezhë, Flamur Noka, i deleguar në Kukës, Bashkim Shehu i cili fitoi garën për Bashkinë e Kukësit dhe Voltana Ademi, e cila u zgjodh kryebashkiake e Shkodrës.

Drejtuesit e tjerë të kësaj partie, qofshin drejtues departamentesh, anëtarë kryesie të PD-së apo kryesie të Grupit Parlamentar, kanë korrur në 21 Qershor humbje, madje ndër më të thellat kjo parti ka pësuar ndonjëherë.

Nënkryetarët e PD-së Edmond Spaho dhe Edi Paloka rezultojnë humbës në Durrës dhe Tiranë, ku drejtonin grupet e punës apo ishin pjesëtarë të grupeve të punës në fushatë. Gjithashtu Jorida Tabaku rezulton humbëse në Tiranë.

Sekretari Organizativ Enno Bozdo gjithashtu i angazhuar kryesisht për zgjedhjet në Tiranë, rezulton humbës.

Gjithashtu Eduard Halimi dhe Oerd Bylykbashi të deleguar në Durrës dhe Kavajë rezultojnë humbës nga rezultatet e arritura nga PD.

Grida Duma, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, humbi thellë garën për kryebashkiake në Durrës përballë Vangjush Dakos.

Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani i siguroi PD një nga humbjet më të thella në Vlorë, ku kandidati për Kryetar Bashkie Genci Deromemaj humbi me mbi 25 mijë vota përballë kandidatit të ASHE.

Sherefedin Shehu dhe Tritan Shehu, drejtues departamentesh në PD, gjithashtu rezultojnë humbës nga rezultatet e marra në Dibër dhe Gjirokastër.

Ridvan Bode, i deleguar në Elbasan, gjithashtu rezulton humbës.

Dhe në fund, Lulzim Basha, kryetar i PD-së, i angazhuar në fushatën e opozitës në të gjithë vendin, arriti t’i sigurojë partisë më të madhe opozitare rezultatin më të ulët zgjedhor, megjithëse në deklarimin e tij të parë pas zgjedhjeve, e konsideroi atë një hap të madh përpara.

Referuar rezultateve tashmë të zyrtarizuara, nga e gjithë kupola drejtuese e PD-së, ku renditen rreth 50 emra, vetëm 4 ose 5 prej tyre, mundën të marrin rezultate pozitive në bashkitë ku ishin deleguar. /Tema/

Next Post

E vërteta shokuese mbi martesën e Beyonce dhe Jay Z

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Koncerti i Kanye West promovoi Shqipërinë”, Beqiri: Kallëzimi i PD, absurd dhe pa bazë ligjore!

July 14, 2026
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rama ndan pamje nga darka zyrtare me Macron

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rama ndan pamje nga darka zyrtare me Macron

July 14, 2026
Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

Trump paralajmëron zbulime të reja për zgjedhjet e 2020: Të enjten fjalim me dokumente të deklasifikuara

July 13, 2026
“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

“Më vodhët votat, nuk frymëzoni”, ish-aleati i Berishës përplaset me Telitin

July 13, 2026
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

July 13, 2026
Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In