Deputeti demokrat, Edi Paloka, foli sot në përfundim të raportimit të Arta Markut në Komisionin e Ligjeve.
Sipas Palokës, Marku nuk iu përgjigj pyetjeve të opozitës, ndërsa Ulsi Manja e mbylli mbledhjen për ta nxjerrë nga situata Kryeprokuroren.
“Arta Marku nuk ka asnjë tagër kushtetues për të kryer detyrat e Kryeprokurorit, por prisnim që t’i jepte përgjigje skandaleve më të mëdha që kanë dalë këto kohë. Siç e patë, asnjëri nga deputetët e PD nuk morën përgjigje. Nga sot mund ta quajmë “Zonja Nuk e Di”. Ulsi Manja duke parë që Marku ishte në vështirësi, mbylli Komisionin në mënyrë të parregullt ndërkohë që ishte kulmi i pyetjeve” – tha deputeti i PD.
Paloka tha se shumë shpejt mazhoranca do të japë llogari para një drejtësië të vërtetë.
/b.d











