• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paloka: Statuti, i pamjaftueshëm për bashkimin e PD!

by Java News
24/04/2018 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Statuti i ri i Partisë Demokratike, për nënkryetarin Edi Paloka, garanton rregulla të qartë brenda kësaj force politike dhe i jep përgjigje të gjithë probleme të cilat muaj më parë ricikluan një debat dhe përçarje të brendshme.

Por përtej kësaj, Paloka  thotë se bashkimi dhe afrimi i kontributeve nuk mund të garantohet vetëm nga statuti por gjithçka varet nga vullneti politik  i palëve, ndërsa e cilëson të pa drejtë qëndrimin e  ish-funksionarëve që siç thotë ai kanë marrë shumë nga Partia Demokratike dhe refuzojnë bashkëpunimin me kryetarin Lulzim Basha.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, thotë për “Ora News” se projekt-statuti që u diskutua në Këshillin Kombëtar dhe që do të miratohet në Kuvendin e thirrur të dielën 29 prillit, është një dokument që sanksionon rregulla demokratikë të funksionimit të kësaj force politike.

Paloka thotë se bashkimi dhe sheshimi i zërave kritik kurrsesi nuk mund të garantohet vetëm nga një dokument siç është statuti, por sipas tij kërkohet vullnet nga të gjithë palët.
Paloka: Bashkimi dhe afrimi i njerëzve është çështje vullneti pastaj i gjithësecilit. Sa për kritikët e Bashës, janë shprehur jo vetëm tani por edhe më parë se nuk duan të bashkëpunojnë mne Bashën. Prandaj e them që është çështje vullneti. Nuk është normale e përsëris, aq më tepër për figura që me vite edhe kanë kontribuar por edhe kanë marrë shumë nga PD.

Listat ishin burimi i përçarjes dhe debatit brenda PD, e ky problem sipas Palokës gjen zgjidhje në statut.
Paloka: Ju jep mundësinë reale anëtarëve të BE të zgjedhin ata se nga kush duan të përfaqësohen qoftë në strukturën e PD por ajo që është më e rëndësishme edhe për kandidatët për deputetë.

Me statutin e ri Kryesia e PD-së tkurret pothuajse me gjysmen e anëtarëve, por Paloka mohon se ky vendim te jetë marrë për të perjashtuar zerat kritik.
Paloka: Menduam të rikthehemi në numrat e dikurshëm të Kryesisë së PD-së e cila ishte vërtet një organ funksional dhe që merrte dhe ajo vendime të rëndësishme nga ata që quhen kundërshtarët të Bashës, edhe ata e kanë pasur të njëjtin objektiv.

Duke komentuar rikthimin e Jozefina Topallit në Këshillin Kombëtar, nënkryetari i PD-së thote se vendimi nuk duhet të lidhet me emra konkretë, por me vlerësimin e kontributeve.
Paloka: Përderisa janë të gjithë ish-funksionarë të tjerë, Presidentë, kryeministër, kryetar partie, edhe kryetarët e parlamentit janë figura që kanë dhënë për PD dhe janë nga funksionarët e lartë të PD-së.

Të dielën, më shumë se 7 mijë delegatë do të miratojnë statutin e ri te PD, mbledhje ne te cilën janë ftuar edhe kritiket me te forte te Bashes, si Jozefina  Topalli, Ridvan Bode, Astrit Patozi dhe  Majlinda  Bregu.

ma.me

Next Post
FOTO / Policia gjen 50 çanta me molotov te “Vetëvendosja”

FOTOT/ Ja vendi ku u gjet i vdekur në veturë aktori i njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

October 28, 2026
Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

October 28, 2026
Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

October 28, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

“Berisha sot tregoi shokët”, Çupi ngre dyshime për pedagogët në protestë: Qori më i dhunshmi!

October 28, 2026
Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

October 28, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In