• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paloka: Simpatizantët e PD u ndaluan me urdhër të Ramës, duhet rrëzuar

by Java News
02/01/2018 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Parlamentit Edi Paloka ka reaguar lidhur me ndalim e dy qytetarëve në pikat kutare, pasi ishin shpallur në kërkim sepse morën pjesë në protestën e opozitës, më 18 dhjetor.

Përmes një statusi në facebook Paloka shprehet se “policia e Tahirit dhe Xhafajt” është urdhëruar nga kryeministri Edi Rama që të ndalojë në mënyrë të kundraligjshme qytetarët.

Teksa lëshon akuza ndaj drejtimit të policisë nga qeveria Rama, Paloka shprehet se kryeministri po kërkon t’i kthejë shqiptarët edhe një herë tek mjerimi dhe frika dhe prandaj sipas tij mënyra e vetme për të shpëtuar nga kjo është përballja dhe rrëzimi i tij.

Postimi i plotë i Palokës:

Policia e Tahirit dhe Xhafes, policia e Rames eshte urdheruar nga ky i fundit te ndaloje ne menyre te kundraligjeshme , pikerisht netet e festave, qytetare qe protestuan perpara parlamentit me 18 dhjetor, ne mbrojtje te Kushtetutes.

Policia e Rames , e interceptuar nga gjithe sherbimet partnere dhe e demaskuar nga institucionet dhe mediat nderkombetare si bashkepuntore e krimit sidomos ne prodhimin dhe trafikun e droges , u rreshtua perpara qytetareve diten e protestes qe ti jepte mundesine Rames dhe deputeteve te tij , te shkelnin Kushtetuten “te pashqetesuar”.

Eshte e njejta polici qe ne keto 5 vite te pushteterimit te Rames pasi pushoi e shkarkoi specialistet, beri pjese te saj kriminele te te gjitha llojeve nga vrases e trafikante deri tek kontrabandiste e hajdute xhepash.

Eshte e njejta polici qe nderonte ne rruge me qendrim gatitu kriminelet e qe ndaloi e burgosi mbi 40 mije shqiptare se nuk paguanin dot energjine elektrike apo se kerkonin te rregullonin catine e shtepise se tyre, duke i cuar edhe drejt vetevrasjes ne qelite e burgut.

Eshte kjo polici qe sot kerkon te procedoj deputete te opozites dhe qytetaret qe u ngriten ne mbrojtje te Kushtetutes megjithese ligjin ate dite ishte pikerisht policia qe e shkeli ne menyre flagrante.

Policia me 18 dhjetor jo vetem u vu ne mbrojtje te shkeljes se Kushtetutes po me sa duket ne bashkepunim dhe me urdher te Rames, tentoi te pengonte nje grup deputetesh te opozites, perfshi nenkryetarin e Parlamentit, qe te kryenin detyren e tyre , duke mos i lejuar te hynin ne sallen e seancave ne momentin e votimit, pikerisht ne kohen kur kryetari i grupit parlamentar socialist Balla po vidhte kartat e deputeteve demokrate e po votonte ne emer te tyre.

Sigurisht cdo akt i kesaj policie qe nga futja ne rradhet e saj te krimineleve, bashkepunimit me krimin e deri tek burgosja e te pafajshmeve edhe netet e festave , eshte bere vetem me porosi dhe urdher te Edvin Kristaqit. Prandaj nuk ka menyre tjeter pervecse perballjes dhe rrezimit te ketij qe po kerkon ti ktheje dhe nje here shqiptaret tek mjerimi dhe frika.

P.S

Sigurisht qe ne rradhet e policise ka shume punonjes te ndershem edhe sot por ata duhet te reagojne e mos konformohen me kete gjendje , ndryshe behen bashkepuntore me apo pa dashje.

Next Post
Janë binjakë, por njëri ka lindur në 2017 dhe tjetri në 2018

Janë binjakë, por njëri ka lindur në 2017 dhe tjetri në 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tension në Kuvendin Kombëtar të protestës, Selami Jenisheri nxirret nga salla

Tension në Kuvendin Kombëtar të protestës, Selami Jenisheri nxirret nga salla

July 18, 2026
Kriza rikthehet! Irani ‘ngrin’ Memorandumin e Islamabadit: SHBA shkeli të gjitha angazhimet

Kriza rikthehet! Irani ‘ngrin’ Memorandumin e Islamabadit: SHBA shkeli të gjitha angazhimet

July 18, 2026
Kina aktivizon reagimin emergjent të nivelit II pas rrëshqitjes së dheut në Chongqing

Kina aktivizon reagimin emergjent të nivelit II pas rrëshqitjes së dheut në Chongqing

July 18, 2026
Fierza sfidon thatësirën, rezervat ujore mbeten mbi mesataren e sezonit

Fierza sfidon thatësirën, rezervat ujore mbeten mbi mesataren e sezonit

July 18, 2026
Skandali në Postën Shqiptare, dëshmia e arkëtares: Mataj merrte thesin me para dhe largohej me çantën e saj!

Skandali në Postën Shqiptare, dëshmia e arkëtares: Mataj merrte thesin me para dhe largohej me çantën e saj!

July 18, 2026
“Jam mysliman” i Ben Blushit – një roman mes provokimit të madh dhe debatit mbi identitetin

“Jam mysliman” i Ben Blushit – një roman mes provokimit të madh dhe debatit mbi identitetin

July 18, 2026
Videoja bëhet virale! Trump ndërpret Infantinon me batutë: Derisa skuadra e tij humbet!

Videoja bëhet virale! Trump ndërpret Infantinon me batutë: Derisa skuadra e tij humbet!

July 18, 2026
Diploma të dyfishta me universitete italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja prezanton tre programe të reja studimi

Diploma të dyfishta me universitete italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja prezanton tre programe të reja studimi

July 18, 2026
Capdevila i bën thirrje Trumpit për ndihmë: Më refuzuan hyrjen në SHBA për finalen e Botërorit

Capdevila i bën thirrje Trumpit për ndihmë: Më refuzuan hyrjen në SHBA për finalen e Botërorit

July 18, 2026
Projektligji i ri për kripto-asetet: Tatimet do të monitorojnë transaksionet

Projektligji i ri për kripto-asetet: Tatimet do të monitorojnë transaksionet

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In