• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paloka paralajmëron: Protesta pa fund pas vitit të ri

by Java News
27/11/2016 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fillimi i vitit të ardhshëm do ta gjejë opozitën në protesta pa kthim.

Ky fakt konfirmohet nga numri dy në Partinë Demokratike, Edi Paloka, i cili thotë se përballja me këtë qeveri do të jetë e ashpër dhe pa kthim ndërsa ende nuk është vendosur se si do ta kujtojë PD 8 dhjetorin. Për këtë datë Paloka kishte edhe një mesazh për kryeministrin Rama.

“8 dhjetori është datë që lidhet vetëm me Partinë Demokratike. Pavarësisht sharlatanëve që dalin sot dhe duan të ndryshojnë historinë. Për Ramën e kam fjalën që thotë se dolëm të dehur dhe përmbysem regjimin ndërkohë që Rama ishte në Greqi. Si në çdo 8 dhjetor ne do të festojmë, se si do ta festojmë do ta vendosim, a do të ketë protestë ndaj kësaj qeverie apo do të ketë një përkujtimore”, u shpreh Paloka.

Po a ka në plan opozita të bojkotojë parlamentin, kjo ide sipas Palokës po përforcohet çdo ditë por janë strukturat që do të vendosin. “S’ka kuptim qëndrimi i opozitës në parlament. Ky është mendimi im por po përforcohet çdo ditë e më shumë por vendimi i përket partisë”, tha ai.

Nga ana tjetër, Paloka i konsideron përjashtimet e deputetëve të opozitës skenar të Kryeministrit për të mbyllur gojën, skenar ky i cili sipas kreut të grupit të PD nuk ka për të funksionuar. “Ka një skenar nga Edi Rama për t’i mbyllur gojën opozitës, por jo Edi Rama, por askush kur nuk mundën të mbyllnin gojën, baballarët e tyre s’na e mbyllin, ca çapaçulë nuk mund të na e mbyllin gojën”, theksoi numri dy i PD.

Paloka përsërit ftesën e kryetarit Basha për t’iu bashkuar Partisë Demokratike të kujtdo që jep ide për zgjidhje të problemeve. Gjithçka bëhet në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe qeverisjes demokrate. “Përveç thirrjes që u bëhet deputetëve dhe anëtarëve për t’u hapur dhe për t’u afruar të japin sugjerime e të ofrojnë zgjidhje për problemet. Një nga qëllimet kryesore janë zgjedhjet e ardhshme. Në çfarë niveli demokratik dhe emancipimi do jetë PD sot do jetë dhe qeveria nesër”.

Nga Janari, opozita do të jetë në rrugën e protestave pa kthim. Këtë e konfirmon kreu i grupit të PD Edi Paloka, I cili thotë gjithashtu se opozita është fokusuar në aksionin e saj në dy drejtime, së pari në hapjen e partisë duke ftuar këdo që t’i bashkohet PD-së, duke ofruar ide për zgjidhje të problemeve e së dyti protestat pa kthim përballë qeverisë së majtë. “Nëse e keni te protestat do të jeni të bindur që shumë shpejt, mbase nga fillimi i viti të ardhshëm, do të fillojnë protesta për të mos u kthyer më mbrapa”, tha Paloka.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
(VIDEO) Jennifer Lopez, kërcim “hot” në Miami

(VIDEO) Jennifer Lopez, kërcim “hot” në Miami

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In