• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paloka lajmëron protesta: Do krijohen situata të tilla për qeveri teknike

by Java News
11/08/2016 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se miratimi i 7 ligjeve për reformën në drejtësi duhet të bëhet me konsensus mes palëve, pas hyrjes në fuqi sot të Kushtetutës së re. Por Paloka ka folur edhe për zgjedhjet dhe kërkesën e PD për qeveri teknike. Ai tha se nëse Rama nuk garanton vullnetin e lirë të qytetarëve do krijohen situata të tilla për krijimin e qeverisë teknike. Paloka nuk shpjegoi se për çfarë situatash bëhet fjalë, por tha se PD do të mbrojë me çdo kusht votën e qytetarëve.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24”, Paloka theksoi se ishte e nevojshme marrja e kohës së nevojshme për shqyrtimin e këtyre 7 ligjeve, gjë që sipas tij e kërkuan edhe partnerët ndërkombëtar.

“Kemi diskutar se nuk janë të rëndësishme as afatet, por produkti që të nxirret në fund të jetë cilësor. Është presidenti direkt, por edhe ne si parlamentar jemi të përfshirë. Mendoj se me bisedat që zhvilluam me presidentin, kemi shkelje të Kushtetutës, që do ishte e dyanshme. Por ramë dakord që ta kalojmë.”, theksoi paloka.

Teksa u ndal tek një nga pikat e opozitës ‘moskapja e drejtësisë’, Paloka pohoi se opozita i ‘shqehu’ Ramës planin e kapjes së drejtësisë, duke qepur kështu një kosum për reformën në drejtësi.

“Patëm vazhdimin e një loje të ulët nga Rama. Rama bëri një lojë me goditje. Në momentin që e pa se nuk e kapte dot, u përpoq të vinte opozitën në pozicionin e atyre që nuk e donin reformën dhe ti thoshte shqiptarëve se vec ne nuk e donim. Ai shpresonte të fitonte pikë politikisht, po kjo u dogj. Ne ja ‘shqepëm’ planin për të kapur drejtësinë. Ne ja shqepëm plainin dhe qepëm një kostum për reformën në drejtësi. Koha e nevojshme për tu njohur me këto ligje, kjo që rezultoi e kërkuar edhe nga partnerët ndërkombëtar pasi e quajtën të nevojshëm për të shqyrtuar këto ligje. Këto ligje shpresoj se do kalojnë me konsensus.”, tha ai.

I pyetur nëse parlamenti do të mbajë seancë për ligjet e reformës në muajin gusht, paloka dhe se kjo ka më shumë gjasa gjatë fillimit normal të punës së parlamentit.

“Kam përshtypjen që në fillimin normal të parlamentit. Është më mirë që gjërat t’i bëjmë mirë se sa shpejt dhe keq”, tha ai.

Lidhur me sloganin e përsëritur të PD-së se “Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën”, nënkryetari i PD-së tha se për këtë gjë janë bindur të gjitha përveç rilidnjes.

“Janë të bindur të gjithë shqiptarët që Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën. Janë të bindur edhe shumë socialistë, përveç rilindjes që ka interesa të ngushta me Edi Ramën”, tha Paloka.

Duke u fokusuar tek zgjedhjet dhe qeveria teknike e kërkuar nga opozita, Paloka tha se zgjedhjet e lira janë të rrezikuara ndaj duhet qeveri teknike. Ai u shpreh se nëse Rama nuk garanton vullnetin e qytetarëve, PD nuk do lejojë me çdo mjet që të cenohet vota e shqiptarëve.

“Do të vazhdojmë t’i qëndrojmë kërkesës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi prova që rrezikohen zgjedhjet nga Rama. Ka pasur 2 raste kur Rama ka manipuluar zgjedhjet, ato të Korçës në zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet vendore. Nuk mund të ketë zgjedhje normale me këtë qeveri. Ju do thoni si do e arrini?! Nëse Edi Rama nuk bëhet koshient që duhet ta krijojë këtë kusht jo për opozitën por për shqiptarët, nëse Edi Rama ka frikë nga ky vullnet i lirë i shqiptarëve ne nuk do lejojmë shtrembërimin e këtij vullneti, do krijohen situata të tilla që qeveria teknike do bëhet domosdoshmëri. Situata që kërkojnë një qeveri teknike. Ne nuk e kemi ndërmend të bojkotojmë zgjedhjet, ne do shkojmë dhe do fitojmë.  Do bëjmë gjithçka që shqiptarët të shkojnë në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në momentin që cenohen, çdo veprim është legal. Vota është sublimja, çdo gjë tjetër që e cenon është e paligjshme dhe ne me çdo mjet nuk do lejojmë që kjo të ndodhë”, tha Paloka.

Next Post

Vau Dejës/ Panariti inspekton punimet për kanalet ujitëse dhe kulluese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

February 17, 2026
Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

February 17, 2026
“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

February 17, 2026
Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

February 17, 2026
Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

February 17, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Kur cenohet fëmija, tronditet shoqëria: rasti i Bergamos dhe psikologjia e frikës kolektive

February 17, 2026
Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

February 17, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

“Rama po bën grusht shteti”, Berisha: Qeveria s’mund të marrë mbrojtje tjetër veç asaj që i ka dhënë Kushtetuta

February 17, 2026
Tragjike në Londër! Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar, arrestohen dy vajza dhe një djalë

Tragjike në Londër! Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar, arrestohen dy vajza dhe një djalë

February 17, 2026
“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In