• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paloka nuk është Doktor Gjëlpëra

by Brizida Gjikondi
15/02/2019 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Brizida Gjikondi

Dhuna nuk i zgjidh problemet dhe konfliktet dhe as minimizon pasojat e tyre, përkundrazi, ajo i amplifikon dhe heq vëmëndjen nga thelbi, origjina dhe zgjidhja e tyre. Veprimi i deputetit të PD me shiringë boje në dorë, ish një veprim, sa foshnjarak, sa mjeran aq punëprishës për të ndrequr situatën ku gjëndemi sot.

Një veprim i tillë, ish thjesht një hakmarrje personale sipërfaqësore e ngjashme me sherret mes dy nxënësve të shkollës fillore, por kurrësesi një reagim dinjitoz politikani karriere sic pretendon se është deputeti në fjalë.

Në një situatë kaq të mbarsur me problem të rënda sociale por dhe cështjesh kombëtare, ku përgjegjësi kryesor është Kryeministri, të shkosh të marrësh hak thjesht për arsye personale, nuk bën gjë tjetër por rifreskon me nxitim kujtesën e shqiptarve se sa opozitë e kapur dhe e mbaruar je, ndaj Shqipëria ndodhet aty ku është sot.

Kjo opozitë që kurrë nuk pati as minimalisht dhe as formalisht moralin e Doktor Gjëlpërës së Konicës ka patur kohë me bollëk tju tregoj shqiptarve me vepra dhe jo me pallavra se është kundër këtij sistemi të deformuar kushtetues, se është vërtetë në krah të shqiptarve, të cilëve prej 11 vjetësh ju është vrarë sovraniteti, si elementi bazë i demokracisë, përfaqësimit dhe pjesmarrjes në bashkëqeverisje.

Prej ndryshimeve të përbashkëta të Kushtetutës më 21 Prill 2008, shqiptarët janë pa përfaqësues direkt, pa mbrojtës interesash, atyre nuk ju lexohet vullneti, as vota, ata nuk shprehen dot as në zgjedhje dhe as ndër referendume, për absolutisht asgjë.

Kjo dhe vetëm kjo, këtu dhe vetëm këtu fillon deformimi i sistemit politik dhe ekonomik i shqiptarve. Kjo është kapja e shtetit dhe e poshtërimit të tij. Pa ndryshuar këtë, cdo gje tjetër është shtirje, hipokrizi dhe rrotacion shushunjash.

Asnjëherë nga kjo opozitë nuk kemi dëgjuar ose lexuar një listë zyrtare të koncesioneve kombëtare, dhe përfituesve të tyre, asnjëherë nga kjo opozitë nuk kemi lexuar një analizë serioze të situatës ligjore dhe ekonomike ku ndodhet shteti shqiptar. Kjo opozitë parlamentare është e pa strukturuar, jo serioze, emocionale, sipërfaqësore dhe e kapur nga klientelizmi dhe klientët e Kryeministrit dhe Kryetarit te Bashkisë Tiranë.

Nuk mund të shesësh moral kur nuk ke moral. Vetëm morali i jep shpirt betejave dhe fytyrë fitoreve. Boja në fytyrën e Kryeministrit, shkulja e kërpudhës ose strehës me neon të kryeministrisë nuk janë këto që rregullojnë në thelb situatën dramtaike ku ndodhet shteti shqiptar, jo dhe jo, vetëm zhbërja e deformimit të sistemit kushtetues dhe ligjit zgjedhor mund ta ndryshojnë thelbin e sistemit politik dhe ekonomik në Shqipëri.

Ndaj mendoj se protesta duhet të ishte pasojë dhe jo shkak për të përmbysur një system ku vetë kjo klasë politike me veprimet dhe mos veprimet e saj e ka ngritur, ndaj mendoj se në të dy kahët e litarit dhe politikës shqiptare gjen vec Dr. Protagoras dhe Dr. Emrullahu, askund Doktor Gjëlpëra. Pasi Doktor Gjëlpëra ndryshe nga këta të dy fliste pastër shqip.

Next Post
Basha “parashikon” të ardhmen: Shqiptarët e bashkuar do rrëzojnë Ramën, qeveria do ndëshkohet

Basha “parashikon” të ardhmen: Shqiptarët e bashkuar do rrëzojnë Ramën, qeveria do ndëshkohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca dërgon trupa në Arabinë Saudite -

Macron jep alarmin për Rusinë: Përgatitje për të mobilizuar 300 mijë trupa të tjera për luftën!

September 26, 2026
SHBA po planifikon hyrjen ushtarake në Kubë -

Mediat: SHBA po planifikon hyrjen ushtarake në Kubë!

September 26, 2026
Tabaku: Korrupsioni është taksa e fshehtë që paguan çdo shqiptar! Kur tenderët fryhen, diferencat bien mbi qytetarin

Tabaku: Korrupsioni është taksa e fshehtë që paguan çdo shqiptar! Kur tenderët fryhen, diferencat bien mbi qytetarin

September 26, 2026
Po hynte në Shqipëri, arrestohet sapo zbret nga avioni ukrainasi i kërkuar për trafik droge dhe organizatë kriminale! SHBA-të ndihmuan në operacion

Po hynte në Shqipëri, arrestohet sapo zbret nga avioni ukrainasi i kërkuar për trafik droge dhe organizatë kriminale! SHBA-të ndihmuan në operacion

September 26, 2026
VIDEO/ Katastrofë përmbytjesh në Tajlandë, Bangkoku zhytet i gjithi në ujë! Popullata në alarm, autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

VIDEO/ Katastrofë përmbytjesh në Tajlandë, Bangkoku zhytet i gjithi në ujë! Popullata në alarm, autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

September 26, 2026
Lukaku provokon italianët, Donarumën s’e mbajnë nervat pas humbjes! Fusha kthehet në ring pas ndeshjes!

Lukaku provokon italianët, Donarumën s’e mbajnë nervat pas humbjes! Fusha kthehet në ring pas ndeshjes!

September 26, 2026
Administrata Trump për bllokimin e medias: Qasja në Shtëpinë e Bardhë është një privilegj, jo një e drejtë -

“Wall Street Journal”: Trump e refuzoi propozimin për armëpushim 7-ditor dhe kërkoi që bombardimet ndaj Iranit të vijojnë pas zgjedhjeve të nëntorit!

September 26, 2026
Kina dhe SHBA-ja bien dakord të pasurojnë përmbajtjen e pozicionimit të marrëdhënieve dypalëshe

Kina dhe SHBA-ja bien dakord të pasurojnë përmbajtjen e pozicionimit të marrëdhënieve dypalëshe

September 26, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Kriza/ Dëmet e luftës Iran-SHBA, BE i bën thirrje shteteve anëtare: Merrni masa për uljen e kërkesës për gaz dhe energji elektrike!

September 26, 2026
Ndeshja e mbrëmjes Shqipëri-Bjellorusi, Policia njofton masat për sigurinë! Nisin nga ora 17:00, ja 9 rrugët që bllokohen! Ndalohen dhe karikuesit e kozmetika

Ndeshja e mbrëmjes Shqipëri-Bjellorusi, Policia njofton masat për sigurinë! Nisin nga ora 17:00, ja 9 rrugët që bllokohen! Ndalohen dhe karikuesit e kozmetika

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com