• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Paloka në krye të Këshillit Kombëtar, deputeti anti-Berishë: Institucion paralel, kjo nuk i shërben bashkimit

by Java News
06/05/2022 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që në selinë e PD u votua për kreun e Këshillit Kombëtar, ku fitues u shpall Edi Paloka, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ishte i pranishëm në studion e “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ku sqaroi arsyen se pse nuk iu bashkua këtij procesi.

Ai tha se sot po ngrihet një strukturë paralele pasi aktualisht Partia Demokratike e ka një Këshill Kombëtar, ndërsa shtoi se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me organet e tjera siç është edhe Kryesia.

Sipas tij institucionet paralele në PD nuk i shërbejnë bashkimit, prandaj është i nevojshëm që të pritet vendimi i gjykatës.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Në momentet që flasin po zhvillohet numërimi i votave për kreun e ri të Këshillit Kombëtar, ju jeni deputet i PD dhe ju automatikisht jeni anëtar i Këshillit Kombëtar, pse zgjidhet ta bojkotonit procesin?

Çollaku: Unë pashë një shumicë njerëzish që i njoh prej një jete, zgjodha ta refuzoj sepse mendoj se konstituimi i një institucioni të tillë është një konsolidim në krijimin e një strukture të dytë paralele. Sot është konstatuar një organ që quhet Këshilli Kombëtar ka dhe një organ të dytë që quhet Këshilli Kombëtar. Do të kemi dhe një Kryesi, ka dhe një Kryesi tjetër, madje sot ka dhe një kryetar që e ka marrë këtë detyrë ende pa u zgjedhur./m.j

Next Post
“Vjedhja e votës, në piedestal”/ Kulluri ironizon zgjedhjen e Palokës në krye të Këshillit Kombëtar: Ju thashë se do vijë dita kur do themi: “O Luli ku je”

“Vjedhja e votës, në piedestal”/ Kulluri ironizon zgjedhjen e Palokës në krye të Këshillit Kombëtar: Ju thashë se do vijë dita kur do themi: “O Luli ku je”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com